Kompanitë e basteve: Eurovisionin e fiton një shqiptar
E Shtunë 12 Maj 2018, 12:12
Dritare.net
Eugent Buhpepa përfaqëson Shqipërinë, Eleni Fureira me flamurin e Qipros dhe Ermal Meta me atë të Italisë,
Një ditë më parë ekspertët britanikë publikuan koeficientet e këngëve dhe fituese dilte Eleni Foureira e Qipros.
Elenin e nxjerrin fituese edhe kompanitë e basteve të cilat i kanë vendosur koeficientin më të ulët, që do të thotë më shumë shanse për të fituar.
E dyta në listë renditet Netta Barzilai e Izraelit me këngën ritmike: Toy Boy, e cila është favorite për të fituar./ I.M-Dritare.net