Kompania "Tranzit" që mos paç fatin ta njohësh!
Dritare.net
A i ka ndodhur njeriu të mashtrohet nga ndonjë nga kompanitë celulare këtu, në vend?
Pasi kam mbyllur vite më parë numrin që kam pasur me kompaninë celulare xxx, duke ndjekur të gjithë hapat e kërkuar prej vetë kompanisë, që përfshin pritjen në radhë më shumë se një herë, emaile dhe pagesë të çfarëdolloj detyrimi (si parakusht normal të shkëputjes së marrëdhënies me kompaninë), na del tani Tranzit, kompani e kontraktuar për mbledhje borxhesh, dhe më thotë se ia kam nja 1400 lekë të reja pa paguar kompanisë xxx.
Nuk kam as kohë dhe as nerva të merrem me ta. Bëra atë që bën shumica shumicën e kohës në këtë vend delesh. I bashkohesh tufës. E bëra pagesën.
Iu ankova zyrtarisht tek Kujdesi për Klientin, duke u shpjeguar në mënyrë të qartë dhe të sjellshme situatën, por përgjigja standard (copy+paste) që ia nisin çdo klienti ishte edhe më fyese për inteligjencën dhe për anën emocionale të çdo qytetari dhe klienti të ndershëm.
Se...ankohen njerëzit për tonin e kamerierëve të Vlorës e jugut më poshtë, dhe nuk shohin traun në sy, në mes të Tiranës!!!!!/dritare.net