Komisioni nis hetimin e presidentit Ilir Meta

Nis mbledhja e Komisionit Hetimor, për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta. Komisioni Hetimor, drejtohet nga deputeti socialist, Ulsi Manja. Komisioni do të kontrollojë ligjshmërinë e akteve të Metës.

Disa prej anëtarëve të komisionit kanë kërkuar edhe ekspertë ndërkombëtarë në këtë proces, ndërsa plani paraprak i hetimit është miratuar nga komisioni.

Zeneli dhe Fino: Të merret ekspertizë vendase dhe ndërkombëtare për hetimin.

Alimadhi: T’i vendosim gjërat saktësisht. Dekretin e Presidentit e mori në shqyrtim dhe vendosi KQZ. Përderisa ne i japim të drejtë Presidentit, mendoj se KQZ duhet të jetë pjesë e thirrjes. Kuptoni një gjë, akti i Presidentit dhe vendimi i KQZ do jetë debati më i fortë.

LEXO DHE :  Nesër, reshje shiu në të gjithë territorin, në zonat malore dëborë

Zeneli: Hapat e ndërmarra mbi planin hetimor të jenë në mënyrë proporcionale me hapat e ndërmarra për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Manja: Në fakt, ky komision ka një afat tre-mujor për të përmbyllur punën në funksion të hetimit të përcaktuar nga Parlamenti. Nëse nuk do ta përmbyllim punën, do kërkojmë zgjatje të afatit. Ne shpresojmë që Gjykata Kushtetuese do të ngrihet shumë shpejt. Ne si komision kemi një afat që na e ka përcaktuar Kuvendi, kështu që sugjerimi juaj është me vlerë, por jemi të detyruar të respektojmë afatin. Baza e këtij komisioni është Kushtetuta./K.C/dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.