Komisioni Europian reagon për Tahirin: Respektojmë pavarësinë e drejtësisë
E Premte 20 Shtator 2019, 18:06
Dritare.net
Komisioni Europian, refuzon të komentojë vendimin, duke thënë se nuk ndërhyn në punët e drejtësisë së një vendi tjetër.
Për Top Channel, zëdhënësja e BE-së, Maja Koçijançiç, thotë: “Ne nuk komentojmë në çështje apo vendime individuale, sepse BE respekton pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.”
Në përgjigjen e kthyer nga Koçijançiç theksohet edhe fakti se vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda do të apelohet dhe procesi do të vijojë./ I.M-Dritare.net