Komentuesi: Shqipëria që duam është pa drogë dhe kriminelë. Rama: Ngushellimet e mia...
Dritare.net
Replikat
Komentuesi: Shqiperia qe duam eshte ajo pa droge dhe pa kriminela ne pushtet ,ku te gjithe te jemi te barabarte para ligjit , jo te jemi njeri i nenes tjetri i njerkes
Edi Rama: Jam shume dakord me ty, prandaj duhet Reforma ne Drejtesi qe te ndahen kriminelet e vertete nga kriminelet e sajuar prej propagandes se Cadres! Keshtu qe thuaju atyre te Cadres te vijne te votojne fillimin e zbatimit te Vetingut?✌️
Komentuesi: Përshëndetje zoti kryeministër unë që po ju shkruaj nuk jam simpantizant i politikës në përghithësi dhe nuk kam votuar asnjëherë në jetën time dhe nuk e di deri tani a do të votoj jam emigrant në Itali por me zemër e shpirt jam në shqipëri. Linjën që k...
Edi Rama: Asllan, sikur une t'i beja keto te gjitha per 3 vjet e gjysem do isha magjistar po nuk jam magjistar, kurse sa per 26 vjetet dakord jam me ty po mos m'i kerko mua kusuret e atyre viteve sepse po te ishin bere me kohe e me vakt ato qe po bejme ne, do ishim vertet ne nje Shqiperi shume me te mire se kjo qe kemi. E cila ama, eshte shume me e mire se ajo qe kishim ne vitin 2013. Respekte
Komentuesi: Shqiperia q nuk e do asnje. Ne 4 vjet qeverisje cfar bere per invalidet??
Edi Rama: Ate qe s'e beri kush ne 25 vjet, ndersa sa per Shqiperine ngushellimet e mia nese ti nuk e do Shqiperine, paske vdekur shpirterisht si njeri!
Komentuesi: Mirmëngjesi një javë të mbarë ec aty se jemi me ty ... Por mos ma merr për ofendim se me pensionet, rrogat dhe çmimet unë personalisht që jam dhe emigrant nuk jam fare hiç dakort bile më duket si tallje kur dëgjoj se sa marrin pensionistët dhe rrogat
Edi Rama: Maksim, rrogat jane rritur edhe pensionet jane rritur, po nese i krahason me Italine natyrisht qe jane ende larg, prandaj ka shume akoma per te bere! Por rrogat e pensionet nuk rriten mbi bazen e sa qejf ke t'i rrisesh, po mbi arken e shtetit qe kemi. Keshtu qe hap pas hapi. Respekte
Komentuesi: Zoti Rama kriza qe ka mberrthye politiken dhe qeverin po agravoet gjdo dit , po ja deshe te miren Popullit nisja dialogut me Opoziten dhe gjeni nje zgjidhje te perbashket se kshu si ja ke nisur ti me ultimatume nuk zgjedh asgje
Edi Rama: Arson, une s'kam ultimatume dhe kriza s'ka mberthyer askend tjeter pervec atyre qe jane ne cader dhe duan ta eksportojne krizen nga cadra ne gjithe Shqiperine! E mira e popullit eshte te zgjedhe ne 18 qershor, jo te ndalohet te zgjedhe dhe nese ti je d...
Komentuesi: Z kr....ekonomia esht baza e gjith qytetrimeve....e te gjith zhvillimeve....e te gjith rilindjeve...perndryshe esht....gjithcka utopike...esht gjithcka si mos te jet.....kur nuk i prek....kur nuk i shijon....Qyteti flen i uritur...e te mallkon......kush do qe te jet....varferia e mjerimi jan sketerr....Liria sot blihet...blihet...me para....nese ska....ska Liri.....
Edi Rama: Antolin, sot ekonomia rritet me 3.5% ne 2013 rritej me 0.8%! Sa per mjerimin sketerre e per urine, ti me siguri nuk e ke idene cfare eshte mjerimi e cfare eshte uria, po une po te siguroj qe pavaresisht se ka varferi Shqiperia s'eshte as e mjeruar a e uritur!