Kombinimi perfekt me luleshtrydhe që do t’ju shoqërojë gjithë verën
E Diel 25 Qershor 2017, 17:05
Dritare.net
Përbërësit:
1 kg luleshtrydhe
2 gota verë të kuqe
¼ filxhan çaji sheqer kaf
2 lugë çaji ekstrakt vanilje
Përgatitja:
Pastroni luleshtrydhet dhe prejini përgjysmë. Vendosini në një tas të madh dhe spërkatini me sheqer kaf. Hidhni verën e kuqe dhe vaniljen dhe përziejini mirë.
Mbulojini me kapak dhe vendosini në frigorifer për 2 orë ose edhe më shumë.
Ndajini luleshtrydhe në gota dhe shërbejini sëbashku me lëngun.