Komandanti i UÇK, dhe deputeti i VV ftohet në Hagë si i dyshuar për krime lufte
E Diel 10 Nëntor 2019, 18:06
Dritare.net
Kjo gjë u bë e ditur nga vetë Selimi, i cili deklaroi se është i ftuar në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.
“Të dashur miq, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të vendit,
Ju njoftoj që, ashtu sikurse edhe pothuajse të gjithë anëtarët e SHP të UÇK-së dhe shumë luftëtarë tjerë të Lirisë, jam i ftuar që të intervistohem nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në cilësinë e të dyshuarit.
Intervistimi do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme në Zyren e Prokurorit të Specialozuar në Holandë.”-shkruan Selimi./ I.M-Dritare.net