Kokëdhima propozon një formulë të re për caktimin e deputetëve: Rinia të ngrihet për të drejtat e veta

Ish-deputeti i PS-së, Koço Kokëdhima gjatë një bashkëbisedimi me socialistët e Vlorës ka njoftuar për nismën e fundit që do të ndërmarrë lidhur me peticionin për mënyrën e zgjedhjes së deputetëve. Kokëdhima ka sqaruar zgjedhjet me formulën e Primareve, që sipas tij i japin të drejtën anëtarësisë që të votojë më parë kandidatët e propozuar për deputet dhe i heq kompetencën direkte kryetarit për të zgjedhur ata që ai ka qejf, dhe eliminuar ata që nuk pëlqen.

“Sot ne do prezantojmё draftin e parё tё njё projekti tё zgjedhjeve paraprake tё kandidatёve pёr deputetё, ose tё Primareve nё Partinё Socialiste. Askush nё Shqipёri nuk ёshtё i kёnaqur me cilёsinё e deputetёve nё parlament. Unё kam njohur mjaft kolegё tё nderuar, burra dhe gra tё respektuar, nё grupin parlamentar tё Partisё Socialiste. Por po ashtu jam shumё i sigurtё se, nё Parlamentin Shqiptar, ka deputetё qё nuk do tё duhesh tё ishin dhe nuk do mund tё zgjidheshin kurrё, n.q.s. do tё kishim njё sistem demokratik tё zgjedhjeve paraprake me votёn e anёtarёsisё sё partisё. Deputetёt shpesh herё e kanё zhgёnjyer elektoratin tonё me sjelljet, qёndrimet dhe punёn e tyre”, është shprehur Kokëdhima para pjesëmarrësve në takim. Sipas Kokëdhimës, nё parti duhet tё ketё vend pёr tё gjithё, edhe pёr ata qё nuk i ka qejf kryetari.

“Nё kёtё mёnyrё duhet tё kenё mundёsinё tё konkurojnё edhe ata qё s’kanё para, edhe ata qё s’janё tё pёrfshirё nё politikё e nё aferat e partive, siç janё njerёzit qё vijnё nga shoqёria civile”, nënvizoi Kokëdhima. Por për të arritur në këtë garë kandidatët do të duhet të mbledhin 5 mijë firma të anëtarësisë.

LEXO DHE :  Rama: Reforma në drejtësi jetike, shikoni armiqtë e saj

Dhe më pas si figurat e vjetra por dhe emrat e rinj do të përballen me votën e anëtarësisë. “Primaret nё PS do tё duhet t’u japin mundёsi deputetёve aktualё dhe figurave tё vjetra nё parti, qё duan tё kandidojnё e tё vazhdojnё tё ushtrojnё pushtet, atyre qё arijnё tё mbledhin firmat e 5 pёr qind tё numrit tё pёrgjithshёm tё zgjedhёsve tё qarkut”, shtoi më tej ish-deputeti socialist.

“Shumë njerëz mё pyesin ngado qё shkoj se si do mundemi t’i realizojmё ndryshimet e dёshiruara pa mbёshtetjen e drejtuesve tё partisë. Unё jam i bindur se tё gjithё socialistёt i duan kёto ndryshime tё patundura te njerёzit dhe socialistёt e thjeshtё tё bazёs. Kam besim tё patundur te rinia nё pёrgjithёsi dhe te rinia universitare nё veçanti”, thotë ai.

Duke përjashtuar mundësinë e largimit nga PS, Kokëdhima tha se: “Askush nuk mund tё na pengojё. Nuk do tё ikim askund. Jemi nё tё drejtёn tonё. Kryetarёt e partive nuk janё pronarёt e Shqipёrisё. Nuk janё as pronarёt e partive. Populli ёshtё i lodhur e i rraskapitur vёrtet, por kur ai dhe rinia e tij vendos tё ngrihet pёr tё drejtat e veta, s’ka fuqi qё e ndalon”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.