Policia italiane ka sekuestruar 19 kilogramë kokainë, e cili ishte fshehur mes ngarkesës me pula të ngrira që vinin nga Brazili dhe kishin destinacion Durrësin. Droga është gjetur në portin Gioia Tauro. Operacioni është realizuar nga Guardia Di Finanza e Rexhio Kalabrisë dhe Agjencia e Doganave me koordinimin e Zyrës së Antimafias. Droga ishte e ndarë në 17 pako dhe vlera e saj është 4 milionë euro.