Gazetari Aleksandër Çipa dhe Dritan Hila mendojnë se do të kenë bashkëpunim, ndërsa politologu Afrim Krasniqi shprehet se Berisha do të ketë rolin kryesor dhe grupi i PD-së do të jetë nën dispozicion të tij.
Pjesë e nga deklarata:
Tare: Basha do të bëjë koalicion me LSI-në për opozitë më të fortë, apo do të ruaj marrëveshjen me zt.Rama?
Çipa: Unë besoj se do të krijojnë bllok opozitar.
Hila: Jo permanent. Por për çështje madhore.
Çipa: Jo koalicion, por bllok.
Krasniqi: Mund ta përdorin sepse është një marrëveshje publike dhe e qëndrueshme mes z.Meta dhe z.Berisha. E kuptoni se çfarë po diskutojmë? Kryetari i mazhorancës preferon filanin kryetar opozite dhe e ka lehtë dhe do ta investojë për ta forcuar kryetarin e opozitës. E për çfarë e forcon, për ta mundur lehtë. Ky është problemi kryesor i opozitës. E dyta, z.Basha në ato tre muajt e protestës e forcoi rolin e tij në PD dhe pati shumë njerëz që e përkrahën protestës për shkak të ligjërimit.
Mënyra se si shkuan gjërat, si zgjodhi listën, ia rrëzuan këtë kredo që mori dhe kjo është bërë me lejen e z.Berisha. Ai ka dashur që të jetë kryetar, por jo aq i fuqishëm. Grupi i ri parlamentar pavarësisht se është zgjedhur nga z.Basha e shoh tërësisht në dispozicion të z.Berisha sepse ata e kanë kuptuar kush e ka kontrollin në parti dhe ai që ka kontrollin njerëzit të vijnë pas.