KMSH pro vendimit të qeverisë për mbylljen e kazinove
E Mërkurë 10 Tetor 2018, 21:09
Dritare.net
“Ne inkurajojmë dhe jemi përkrah çdo nisme, e cila i shërben shoqërisë shqiptare dhe që sjell zhvillim dhe mirëqenie në vendin tonë.
Gjithashtu, përkrahim dhe inkurajojmë qeverinë dhe instancat shtetërore në luftën pa kompromis kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar, të cilat janë të ndërlidhura dhe cënojnë sigurinë dhe paqen sociale në vend” – thuhet në deklaratë. V.D/Dritare.net/