Klosi: Po bëhemi destinacion i qëndrueshëm, ja sa turistë presim në 2020!

Ndërsa tha se, këtë vit kanë ardhur rreth 6.7 milionë të huaj në Shqipëri, ministri i Turizmit, Blendi Klosi u shpreh se, vitin e ardhshëm presin 7 deri në 7.5 milionë turistë në Shqipëri. Klosi u shpreh se, jemi në fillimet në një destinacion të qëndrueshëm turistik.

“Vitin e ardhshëm presim nga 7 deri në 7,5 milionë turistë në Shqipëri. Jemi në fillimet e kthimit në një destinacion të qëndrueshëm turistik.”,– tha Klosi.

Ndërkohë, Kryetar i Unionit Turistik Rrahman Kasa u shpreh: “Ato që do na bëjnë të qëndrueshëm do jenë standardet. Kemi futur edhe anije turistike për xhiro në det, guxuam e futëm por ajo më shumë po rri pushim se s’ka ku të ndalojë. Deti i Durrësit është i cekët, kemi tentuar disa herë dhe na ka kapur në rrjeta dhe hekura, që besoj se janë vendosur në mënyrë të paligjshme”.

“Unë isha vetë në itinerarin e inaugurimit të anijes këtu në Golem. Në Vlorë janë bërë 27 anije, Karaburuni është bërë destinacion. Kemi më shumë tepër nevojë të jetojmë me detin, të hynë këto skafet, varkat. Të mësojnë fëmijët varkat me vela, skafet, të jetojnë me detin, jemi një vend me kaq shumë det dhe nuk dimë të jetojmë me të”,– tha ministri Klosi./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Hetimet pas tërmetit/ Në pranga ish-kreu i INUK

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.