Klosi: Ja çfarë më tha një shkencëtar për ushqimet!

I ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24 ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u ndal te “Prestige Resort” në Golem, ku veçoi një nga vizitat e tij me një shkencëtar. Klosi u shpreh se shkencëtari, emrin e të cilit nuk e zbuloi i kërkoi pronarit të  trefishojë çmimet.

“Të krijojmë sa më shumë tryeza pune kudo në Shqipëri. Të gjejmë problematika që kanë hotelieret dhe kishim një material i plotë prefekti i Durrësit me të gjithë problematikat që ka çdo institucion shtetëror dhe gjithë problematikat që paraqesin çdo operator turistik. Meqenëse jemi te kjo pika e Gjirit të Durrësit, plazhit të Durrësit të shkëmbit të Kavajës dhe kryetari që s’ka bërë asgjë Qeveria. Nëse ka një qytet që ka ndryshuar komplet nga investimet publike është Kavaja. Janë bërë të dy hyrjet e Kavajës. Është bërë sheshi për funksione të tjera, të dyja hyrjet e Kavajës. Është bërë gjithë investimi që për të dalë Kavaja në det. S’ka rëndësi kjo. Te turizmi  duhet të kemi një gjë të qartë. Nuk është i askujt është i gjithë miletit pra ka një shtrirje në Qeveri. Janë shtuar 300 milionë të ardhura që është një nga eksporte. Është nga ato mundësi ekonomike që mund të krijojë frymë tjetër në shoqëri.  Meqë folëm për Prestigjin. Unë te Prestigji kam qenë më një nga shkencëtarët e kësaj bote dhe i tha pronarit, që nuk mund ta kesh çmimin kaq. Duhet ta kesh më shtrenjtë. ‘Nuk e kuptoj si mundët me këtë potencial që keni ju jeni në këto nivele çmimesh. Nuk fitoni gjë. Është shumë lirë’.”,-tha ai./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Gjiri i Lalëzit mirëpret Bankën Lëvizëse, Credins Bank zhvillon takimin e katërt me fermerë

1 Koment

  1. Po c’i ke keto budalliqe ore Klosi ? Pse pyet hajvaner? Pyet direkt turistin. Kam pyetur vjet turistet norvegjeze pasi i kthyen nga Shqiperia (hera e pare ne Shqiperi). Ata kane para dhe kane bredhur boten. Per aq sa paguan ata ne Shqiperi dhe per ate se cfare ofron Shqiperia…nuk duan te vine me. Shtrenjte. Merrni shembull nga bota dhe mos fluturoni me presh. Nuk ka nevoje te shpikni ujin e ngrohet. Gjithe Mesdheu deri ne detin e zi afron turizem. Shikoni cmimet qe ofron Bullgaria apo dhe vendet e tjera. Une vjet kam paguar 40 Euro (per nje dhome) ne Rradhime dhe per ato qe morra ne kembim e konsideroj te shtrenjte. Po deshet qe Shqiperia te beje perpara ne turizem, ofrojini botes ato qe ajo nuk i ka dhe jo ato qe ajo i prek apo jeton perdite. Ofrojini konfort,ushqime te lira , transport komod (me tren apo autobusa qe nisen ne orar), plazhe falas (pa cadra me pagese), qetesi dhe jo disko me zerin deri ne qiell, dyqane me cmime normale ku mos t’i vjedhin dhe jeni ne rregull. Bejeni turizmin te arritshem ne rradhe te pare per shqiptaret, pastaj per te huajt dhe jeni ne rruge te mbare. Nje pako makarona kushtin 600 deri en 800 leke te vjetra. Si mundet qe nje pjate makarona e gatuar qe ka vetem 80 gram makarona te kushtoje 5000 leke? pale to shtosh dhe ca midhje per konture t’i vesh cmim 8.000 deri ne 10.000 leke te vjetra ? Pra nje familje me 4 persona vetem per makarona do harxhoje 40.000 leke (apo 33 euro?). Po t’i shtosh dhe ndonje sallate apo frut ? 60 apo 70 Euro ? Vetem dreka ? Po u niset me krahasime se kaq eshte lire se ne Itali,apo Norvegji apo …. eshte me shtrenjte atehere harrojeni konceptin e turizmit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.