Klosi flet për takimin me turistët spanjollë: Ishin të shokuar nga ngjarja!
Dritare.net
Klosi u shpreh se ata kishin mbetur të shokuar nga ngjarja aspak e këndshme, dhe se kishin marrë disa lëndime.
“I takova që të nesërmen në mëngjes, ishin të shokuar, megjithatë babai ose kryefamiljari ishte më i qartë, ishte më i qetë. Ajo ngjarje ishte aq e rëndë… ata ishin të shokuar nga ngjarja, megjithatë u kthye e gjitha në një moment si të thuash reagimi shoqëror dhe të institucioneve. Djali kur e takova unë ishte akoma me atë bluzën e grisur, që ia kishte grisur zotëria (Mihal Kokëdhima) dhe familja ishte e shqetësuar, kryefamiljari ishte i dëmtuar në fakt, ishte i çarë në buzë, ishte…pra kishin kaluar një natë shumë të vështirë. Pastaj situata ndodhi ndryshe”, tha Klosi.
Ministri gjithashtu shtoi se për ta kishte qenë një momet i paimagjinueshëm./E.B-dritare.net