KLGJ i përgjigjet letrës së Metës: Gjykata e Lartë, prioritet kombëtar
Dritare.net
Kryetarja e KLGJ, Naureda Llagami deklaroi se ky institucion është marrë me çështje prioritare dhe të ngutshme siç janë aktet për gjykatën e posaçme që do të ngrihet, mbështetja e vetting-ut, plotësimi i gjykatave sa herë ato zbrazeshin me gjyqtarë apo edhe shqyrtimi i 485 kërkesave për të deleguar gjyqtarë në 706 çështje.
“Sa i përket Gjykatës së Lartë, duke e njohur si prioritet kombëtar, kemi ndërmarrë hapa të rëndësishëm dhe të kujdesshëm duke u konsultuar në çdo hap në mënyrë që çdo vendimmarrje që do të pasojë t’i shërbejë zgjidhjes në këtë gjykatë.",- tha Llagami
Gjatë mbledhjes së KLGJ-së, u miratua projektrregullorja, e cila do të hapë garën për kandidatët jogjyqtarë në Gjykatën e Lartë, sapo të botohet në Fletoren Zyrtare./K.C/dritare.net