Kjo kompani shpërblen punonjësit me 10 milionë dollarë, për festat e fundvitit!
E Mërkurë 11 Dhjetor 2019, 09:09
Dritare.net
Pasi hapën zarfet, 198 punonjësir e St. John Properties, morën shpërblimin surprizë ku secili kishte mesatarisht rreth 50 mijë dollarë. Të gjitha shpërblimet arritën në rreth 10 milionë dollarë, informon dritare.net.
Presidenti i St. John Properties, Lawrence Maykrantz tha për CNN se kompania kishte arritur një qëllim kryesor për të krijuar 20 milionë metra katrorë në pasuri të paluajtshme, duke dyfishuar shumën në 14 vjet.
"Ne donim të bënim diçka për të falënderuar punonjësit tanë që na ndihmuan për të arritur qëllimin, dhe donim të bënim diçka të madhe," tha ai./E.B-dritare.net