Kim Jong-un akuzon SHBA për tentativë mashtrimi ndaj Koresë së Veriut
E Premte 26 Prill 2019, 08:08
Dritare.net
Ai gjithashtu tha se paqja në gadishullin Korean, varet tërësisht nga Uashingtoni.
Kim Jon-un i bëri këto vërejte gjatë takimit me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin në Vladivostok. Gjithashtu, mësohet se Putin ka pranuar ftesën e udhëheqësit korean për të vizituar Korenë e Veriut. Vizita do të bëhet një kohë të përshtatshme, sipas agjencisë se lajmeve koreane.
Kim Jong-un thuhet si i ka thënë Vladimir Putinit se “situata në gadishullin korean dhe në rajon ka arritur në një pikë kritike”, informon dritare.net
Ai paralajmëroi se situata mund të kthehet ashtu siç ka qenë, vetëm për shkak të qëndrimit negativ të SHBA-ve./E.B-dritare.net