Këto zakone të mëngjesit, ju shkatërrojnë shëndetin!

Ushqimi që konsumojmë në mëngjes ka një rendësi të madhe në funksionimin e metabolizmit të njeriut.

Të rinjtë të cilët nuk e hanë mëngjesin, apo hanë mëngjes modest, kanë 68% shanse më të mëdha që si të rritur të vuajnë nga sindromi metabolik, që është emër i përbashkët për diabet, tension të lartë të gjakut dhe trashje.

Ushqimi i dobët i mëngjesit në adoleshencë mundet të ndikojë dukshëm në shëndet edhe 30 vite me vonë.

Sindromi metabolik është një term mjekësor për kombinimin e diabetit, tensionin e lartë të gjakut dhe shtimit në peshë dhe mund të shkaktojë dukshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Hulumtimet kanë treguar se ata që si të rinj nuk kanë pranuar të hane mëngjes ose kanë ngrënë mëngjes shumë modest, pas 27 viteve kanë pasur për 68% më shumë gjasa të vuajnë nga sindromi metabolik.

LEXO DHE :   Faleminderit drejtoresha e Aleks Budës!

Studimi gjithashtu mbështet zbulimet e mëparshme që nëse ushqehemi në mëngjes me më shume kalori dhe me më pak kalori gjatë ditës, e zvogëlojmë rrezikun e diabetit dhe të shtimit në peshë.

Mëngjesi i pasur dhe kalorik gjithashtu ndihmon në humbje peshe. Ata që hanë mëngjes të bollshëm dhe drekë dhe darkë më pak të bollshëm, mesatarisht kanë humbur 8.5 kilogram. Ata që janë ushqyer me më shumë kalori gjatë ditës, kanë humbur vetëm 3.5 kilogram./E.B-dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.