Këto ushqime do ju ndihmojë të riktheni barkun e sheshtë, pas festave!

Dimri është shumë i gjatë dhe i ftohtë, dhe ne gjithmonë jemi të prirur të ushqehemi në mënyrë jo të duhur. Jo vetëm për shkak të ftohtit, por dhe për shkak të kësaj periudhe të gjatë festash, të cilat kanë qenë të mbushura me ushqime të shijshme, por jo dhe aq të shëndetshme.

Për t’u rikthyer në gjendjen e mëparshme, me barkun e sheshtë, dritare.net do ju tregojë disa nga ushqimet që ju duhet të hani.

Kos i thjeshtë

Kosi është i mbushur me përbërje që janë esenciale për të pasur zorrë të shëndetshme. Një zorrë e shëndetshme, do të thotë mirëfunksionim i metabolizmit.

Zarzavate me gjethe

Zarzavatet e gjelbërta si spinaqi apo lakra, janë të pasura me vitamina dhe fibra. Jo vetëm janë të ulëta në kalori, por ndihmojnë shumë në përmirësimin e metabolizmit. Nëse ju ushqeheni vazhdimisht me gjethe zarzavatesh, do përfitoni një ‘kurë’ antiplakje dhe shëndet kardiovaskular.

Frutat e pyllit

Frutat e pyllit janë të pasura me antioksidantë dhe fibra, dhe gjithashtu nxisin tretjen e shëndetshme. Ju mund t’i shtoni ato në kos, ose t’i përzieni me mjaltë. Vetëm tregoni kujdes dhe mos bëni smoothies, pasi kërkojnë shumë sheqer dhe janë të dëmshme për shëndetin.

Çaj jeshil

Çaji jeshil ka një nivel të lartë antioksidantesh, zvogëlon inflamacionin dhe përmirëson shëndetin e zemrës. Ajo gjithashtu ka vlera të dobishme dhe në djegien e yndyrës, për shkak të sasisë së vogël të kafeinës.

LEXO DHE :  E rëndë në Kukës/ Aksidenti i merr jetën një personi, dy të tjerë rëndë

Uthull molle

Uthulla e mollës rrit metabolizmin dhe ndihmon në tretje. Mënyra më e mirë për ta pirë është ta përzieni me çaj.

Avokado

Avokadoja është e pasur me yndyra të shëndetshme, dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur.  Ndihmon në një tretje më të mirë dhe të shëndetshme.

Peshku

Peshku është i pasur me omega-3, që ul trigliceridet dhe kolesterolin. Por fuqia e vërtet yndyrore e peshkut, është përmirësimi i biomasës së zorrëve, që do të thotë do të keni më shumë baktere që ndihmojnë në tretjen e sistemit tretës, duke ngrënë sa më shumë peshk.

Çokollata e zezë

Bakteret në stomakun tonë, reagojnë pozitivisht me antioksidantë dhe fibra të kakaos, por nga ana tjetër edhe nxisin sistem të shëndetshëm kardiovaskular.  Prandaj, çokollatën e zezë, bëjeni pjesë të dietës suaj.

Kanellë

Kanella ndihmon në kontrollin e nivelit të insulinës dhe gjithashtu parandalon  në ruajtjen e qelizave të yndyrës. Ajo ndihmon gjithashtu në procesin e tretjes dhe parandalon gazrat, që do të thotë më pak fryrje.

Specat djegës

Speci djegës i jep nxehtësi trupit, dhe është zbuluar që ndihmon metabolizmin dhe djeg shumë yndyrë. /E.B-dritare.net

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.