Këto trajtime në kushte shtëpie, po ju rrezikojnë jetën!

Kur lëndohemi, sëmuremi, ne mundohemi ta kurojmë veten në kushte shtëpie. Çdokush e pëlqen idenë e shmangies së ilaçeve dhe vetëkurimit.

Por ju nuk e dini se, këto mënyra vetëkurimi po ju dëmtojnë shëndetin.

Dritare.net ka sjellë për ju 10 mënyra vetëkurimi, që po ju rrezikojnë jetën. Mos i humbisni!

  • Pasta e dhëmbëve për kurimin e akneve dhe puçrrave, nuk është një ide e mire. Ajo përmban disa ingredientë, alkool, mentol etj, që mund ta irritojnë lëkurën tuaj.

  • Të bësh gargare me Listerinë, nuk është gjëja më e mençur që mund të bëni. Kur keni dhimbje fyti, Listerina ose pastruesi i gojës, në vend ta shërojë, do ta irritojë.

  • Mos i hiqni koret ose kallot e këmbëve me gërshërë, apo thikë, kjo është e rrezikshme. Ekzistojnë disa mënyra të tjera efektive, që ju shpëtojnë nga koret apo kallot, dhe kjo nuk është në listën e tyre.

  • Kurimi i djegieve në kuzhinë, është një nga gjërat më të rrezikshme që bëni. Vendosja e gjalpit, ose vajit në zonën e djegur, ju dëmton më shumë se shëron. Mos e rrezikoni jetën në këtë mënyrë, më mirë futeni zonën e djegur në ujë të ftohtë dhe do të shpëtoni nga dhimbjet dhe inflamacioni, këshillon dritare.net
LEXO DHE :  Këto janë 8 plazhet më të bukura, ku mund të pushoni këtë verë!

 

  • Mos përdorni whiskey për dhimbjet e dhëmbit. Mjekët thonë se, të përdorësh whiskey për trajtimin e dhimbjes së dhëmbit, rrezikon keq jetën tuaj.

  • Përdorimi i mjeteve të tjera dentare si, ilaçe për pushimin e dhimbjes së kokës, ose të tjera, ju rrezikojnë jetën. Dritare.net ju këshillon të bëni një vizitë te dentisti, do të jeni më të qetë dhe dhëmbi juaj do të rregullohet.

  • Përdorimi i qirinjve për të hequr dhe shkrirë dyllin e veshit, ju fut në rrezik ju dhe shëndetin tuaj.

Imazh i ngjashëm

  • Interneti ka shumë mënyra për heqjen e morrave, në kushte shtëpie. Përfshirë benzinën, vajgurin, e pesticide të tjera. Por këto ju dëmtojnë lëkurën e kokës, flokët dhe ç’është më e rëndësishmja, shëndetin tuaj./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.