Këto shenja në fytyrë tregojnë nëse keni probleme shëndetësore!

Kur sheh një puçërr në fytyrë, në vend që të ankohesh siç bën gjithmonë është me mirë të pyesësh veten, përse pikërisht aty, sipas mjekësisë kineze çdo zonë korrespondon me një organ të trupit.
Shiko ku ke më shpesh papastërti, apo lëkurë të thatë dhe do sinjalizohesh si je brenda.

Hunda
Është e skuqur? Pankreasi nuk është shumë mirë. Ndoshta ke ekzagjeruar me pijet. Lëkura anës hundës është e thatë? Atëherë është faji i kapsllëkut.

Mjekra
Puçrra të shpeshta këtu tregojnë intolerancë ndaj disa lloj ushqimesh, ose ndonjë çrregullim hormonal. Bëj një kontroll tek gjinekologu.

Buzët

Janë të thata, të skuqura, ndoshta ngaqë pi pak ujë dhe nuk e tret mirë ushqimin. Pas çdo vakti pi kamomil. Ke të çara anës buzëve? Ke mungesë të vitaminës B12, duhet të hash më shumë mish dhe të pish më shumë qumësht.

LEXO DHE :  Temperatura të larta/ Parashikimi i motit për sot

Faqet
Nëse puçrrat dalin shpesh në këtë zonë, kujdes me zorrët. Nëse ke papastërti tek mollëzat atëherë problemet janë tek tëmthi apo në mëlçi, duhet të pish sa më shumë lëngje.

Balli
Aknet dhe puçrrat në ballë sinjalizojnë probleme me tretjen e ushqimeve. Ndoshta ke ekzagjeruar me yndyrat apo me djathërat. Ndërsa shenja të ndryshe të vogla tregojnë se po konsumon shumë sheqer dhe ke marrë shumë ilaçe.

Rrathët e syve
Rrathët e syve janë shpesh të theksuar? Ndoshta nuk fle mirë ose vuan nga sinusiti. Një mundësi tjetër është që veshkat janë të lodhura. Nëse rrathët e syve janë të fryra do të thotë që nuk tret mirë ushqimin ose ke ndonjë alergji./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.