Këto janë vendet ku nesër do të bjerë dëborë
E Hënë 23 Tetor 2017, 17:05
Dritare.net
Gjatë ditës së sotme dhe nesër (dt.23 dhe 24), priten reshje të dobëta në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër, reshjet priten të jenë në nivele mesatare.
Në pjesën veriore dhe verilindore, gjatë ditës se nesërme reshjet priten të jenë në formën e dëborës deri në kuotën 900 metra mbi nivelin e detit, sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Era pritet të pësojë një forcim, më e ndjeshme do të jetë në terrenet e larta malore, ku për momente do t’i kalojë 40km/orë./D.M-Dritare.net