Këto janë ushqimet që na plakin!

Ka një sërë arsyesh që ndikojnë në plakjen e lëkurës tuaj, por studiuesit këshillojnë që të bëni kujdes me përdorimin e vazhdueshëm të dietave të cilat përmbajnë ushqime me pak kalori, pasi që të tilla dieta ndikojnë negativisht në lëkurë, duke ju bërë që të keni një pamje më të plakur dhe aspak të hijshme për fizikun tuaj.

Ëmbëlsirat
Konsumimi i tepërt i sheqerit është i rrezikshëm dhe për buzëqeshjen tuaj. “Përdorimi i kunjave të dhëmbëve inkurajon bakteret duke krijuar në këtë mënyrë njolla të zeza tek dhembët”, shprehet Braian Kantor, dentist i cili ushtron profesionin e tij në New York. Nëse shijoni ndonjë ëmbëlsirë duhet të keni parasysh që gjithmonë të pini një gotë ujë për të pastruar gojën.

Alkooli
“Një mëlçi e shëndetshme do të thotë lëkurë e shëndetshme. Kur mëlçia juaj është duke funksionuar mirë kjo do të thotë që arrin të largojë toksinat që mund të ndikojnë në lëkurën tuaj”, kështu shprehet doktori britanik Ostad. Në qoftë se mëlçia juaj nuk është në gjendje të mirë e ka të pamundur të largojë toksinat nga trupi juaj gjë që ndikon në plakjen më të shpejtë të lëkurës tuaj.

Vera e bardhë
Vera e bardhë është një tjetër faktor që ndikon në prishjen e habitshme të dhëmbëve. Ndërsa vera e kuqe njihet për njollat që lë në dhëmbë pas konsumimit të saj. Në këtë rast studiuesit këshillojnë që menjëherë pas konsumimit të verës apo të pijeve që përmbajnë acid duhet të lajmë menjëherë gojën, për të mos bërë të mundur prishjen e smaltit të dhëmbëve.

Mishi i pjekur shumë
Mishi i pjekur fort mund të përmbajë hidrokarbure pro infalamatore të cilat mund të ndikojnë në prishjen e kolagjenit të lëkurës tuaj. Bëni kujdes.

Ushqimet e kripura
Kripa këshillohet të përdoret sa më pak të jetë e mundur. Ashtu si faktorët e lartpërmendur edhe kripa ndikon në plakjen e lëkurës.

Ushqimi me shumë erëza
Një ushqim i tillë nuk këshillohet për gratë që janë në prag menopauze ose në menopauzë, pasi enët e gjakut në këtë periudhë janë shumë më aktive.

Pijet energjike
Pijet energjike duket sikur të bà «jnë mirë për momentin, por edhe ato mbartin rreziqe të ndryshme. Të tilla pije përmbajnë sheqer, duke prishur smaltin e dhëmbëve.

Kafeja
Konsumimi i kafes njihet dhe për efektet pozitive që ka megjithatë kjo nuk anashkalon faktin për të pasur dhe efekte anësore. Kafeja bën që dhëmbët tuaj të kenë njolla të zeza, për të cilat duhet kujdes i veçantë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.