Këto janë shenjat astrologjike me kujtesën më të mirë

Keni kujtesë të mirë, mesatare apo nuk mbani mend fare? Ja kush janë 5 shenjat më të privilegjuara të zodiakut.

Gaforrja. Personat e kësaj shenje janë ata me kujtesën më të mirë nga të gjithë. Atyre ju kujtohet çdo gjë, madje edhe detajet më të parëndësishme. Gaforret nuk kanë nevojë të mbajnë asgjë shënim sepse i mbajnë mend datat dhe çdo gjë tjetër.

Peshqit. Personat e kësaj shenje arrijnë të mbajnë mend mirë ngjarjet e së kaluarës për disa vite me radhe pa pasur asnjë problem. Ata dinë ku kanë qenë në një moment të caktuar dhe me kë.

Demi. Të afërmit magjepsen pas kujtesës së demave pasi ata arrijnë të detajojnë çdo veprim të së shkuarës me përpikmëri. Sipas Dritare.net, ndonjëherë ata janë të detyruar të justifikojnë diçka edhe me prova sepse disa nuk arrijnë t’i besojnë.

LEXO DHE :  Ambasada amerikane: Ja si reforma në drejtësi do të sigurojë çdokënd të jetë i barabartë para ligjit

Binjakët. Personat e kësaj shenje duket se kanë një aparat fotografik në vend të syve pasi mund të arrijnë të përshkruajnë çdo gjë të së kaluarës, madje edhe veshjet e miqve në evente të caktuara. Binjakët mbajnë mend edhe kujt ju kanë dhënë hua dhe në çfarë rrethane.

Luani. Personave të kësaj shenje ju ndodh edhe të harrojnë ndonjë ngjarje të jetës, por i kujtojnë me saktësi disa detaje të vogla në duke pa ndonjë rëndësi për të tjerët. Ata ndonjëherë mund të duken edhe enigmatikë për të afërmit që nuk e kuptojnë pse ju kujtohen ato gjëra. /A.S-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.