Këto janë 20 ushqimet që po na vrasin ngadalë!
Dritare.net
Dritare.net ju sjell listën e 20 ushqimeve që po na vrasin ngadalë, të cilat shkaktojnë presion të lartë gjaku, sëmundje të zemrës, diabet, madje dhe kancer.
1. Salcë domateje e konservuar
Salca e domates e konservuar është një vrasës i ngadaltë që përmban sheqer dhe ju kurrë nuk ju shkon në mendje se mund të kaloni në obezitet, të rrezikoheni nga diabeti, prishja e dhëmbëve, apo sëmundjet kardiovaskulare. Dritare.net ju sugjero të përdorni domate të freskëta, për salcë.
2. Pijet e gazuara
Pijet e gazuara janë armiq të shëndetit tuaj. Ata mund të shkatërrojnë gjithçka, duke nisur nga lëkura, niveli i sheqerit, hormonet, e deri te gjendjen tuaj emocionale. Dritare.net ju këshillon të mos i kushtoni vëmendje leximeve në ambalazh, sepse përmbajtja e vitaminave dhe vlerave ushqyese është gënjeshtër. Zgjidhja më e mirë është lëngu i frutave.
3. Sheqeri
Sheqeri jo vetëm rrit nivelin e glukozës dhe krijon yndyrë, por edhe çon në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, kancerit dhe obezitetit. Prandaj, dritare.net sugjeron të shmangni sheqerin sa më shumë të mundeni, dhe në vend të tyre hani fruta, ose ëmbëlsira me mjaltë.
4. Prodhime sallami
Prodhime si sallami, proshuta , etj kanë përmbajtje natriumi dhe mund të rrezikojë shëndetin tuaj nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Gjithashtu, sjell probleme me sjelljen dhe të nxënit te fëmijët. Dritare.net sugjeron që mishin ta merrni te kasapi dhe jo në markete.
5. Vaji bimor
Vaji bimor është pjesë e kuzhinës, dhe janë vajra OMGJ( organizma të modifikuar gjenetikisht), efektet e së cilëve janë tepër të rrezikshme. Konsumi i këtyre vajrave shkakton obezitet, probleme me zemrën, kancerin, alzhemier etj. Shmangni vajrat e rafinuar dhe zgjidhni alternativa të shëndetshme si vaji i ullirit, vaji i kokosit apo avokados.
6. Margarina
Margarina është version shumë i keq i gjalpit, sepse është bëra me vajra bimorë. Është një kimi e pastër. Margarina është një yndyrë që dëmton shëndetin tuaj duke rrezikuar zemrën, enët e gjakut dhe kolesterolin. Dritare.net ju sugjeron të përdorni vaj ulliri apo avokadoje, në vend të margarinës.
7. Hot Dog-ët
Mishi i tymosur dhe i kripur i Hot Dog-ëve përmban shumë lëndë dëmtuese për shëndetin. Efektet negative të Hot Dog-ut janë të ngjashme me pirjen e duhanit, kjo sepse Hot Dog-ët përmbajnë natrium dhe toksina që rrisin rrezikun e kancerit. Nëse nuk iu rezistoni dot, merrini ata nga një kasap organik apo direkt nga fermerët.
8. Patatina
Të gjitha ushqimet e skuqura përmbajnë një substancë të rrezikshme që quhet akrilmid që rrit rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe kancerit të gjirit. Dhe patatinat nuk bëjnë përjashtim. Dritare.net sugjeron që t’i përgatisni në shtëpi. Pritini, lyejini me vaj ulliri dhe pak kripë, dhe piqni në furrë.
9. Salcat në shishe
Salcat në shishe është plot me sheqer, ngjyra artificiale dhe shurup misri. Kur konsumoni këtë fatkeqësi ushqyese, më mirë hani Hot Dog apo patetina. Është më mirë të përdorni lëng limon apo uthull molle, sesa salcë në shishe.
10. Sheqer diabetik
Sheqeri diabetik nuk është më i mirë sesa sheqeri normal. Në fakt, është shumë më i keq për shëndetin. Ata përmbajnë kalori dhe rrisin më shumë rrezikun e diabetit, presionit të gjakut apo sëmundjeve të zemrës. Pra, janë substanca të rrezikshme.
11. Alkooli
Na vjen keq t’u themi, por alkooli nuk ka asnjë përfitim shëndetësor. Ka kalori dhe mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë, shtim në peshë, depresion dhe probleme me lëkurën. Prandaj, dritare.net ju sugjeron t’i shmangni pijet alkoolike, për një shëndet më të mirë.
12. Buka e bardhë, miell i rafinuar
Kokrra e drithërave është e mirë dhe buka e tij është e mirë. Por, kur mielli rafinohet, ai sheshet nga fibrat ushqyese, mineralet, vitaminat dhe gjithë çfarë ne konsumojmë janë mbeturina të grurit të përziera me kimikate. Pas kësaj qëndron shtimi në peshë, dëmtimi i tiroides dhe dëmtimi i organeve.
13. Bulmeti
Qumështi është ushqimi parë që pimë kur lindim. Por, qumështi i nënës është ndryshe nga ai i lopës. Produktet e bulmetit janë të lidhura me thithjen e ulët të lëndëve ushqyese, migrenën, artritin, alergjitë, astma e deri te kanceri. Dritare.net ju sugjeron të pini qumësht kokosi apo bajameje, sesa qumësht lope.
14. Barbekjutë
E dimë që nuk i rezistoni barkekjusë, por përpiquni për të mirën e shëndetit tuaj. Kimikatet që hynë në mish gjatë procesit të pjekjes, lidhen me rrezikun e kancerit të pankreasi dhe kancerit të gjirit.
15. Çokollatat energjie
Këto lloj çokollatash janë të nevojshme për atletët, sepse iu shton energjitë. Por, nëse ju nuk jeni atletë, atëherë shmangni këto shije plot kalori dhe sheqer. Në thelb, është një karamele dhe rrezikon shëndetin tuaj.
16. Fast Food
Ushqimi I Fat-Food-eve është i mirë, i lirë dhe gjendet kudo. Por, në të njëjtën kohë është edhe duke na vrarë nga pak, sepse përmban yndyra, sheqer, ngjyra dhe kimikate të ndryshme. Fast-Food-ed rrisin rrezikun nga diabeti, sëmundjet kardiovaskulare, çrregullime humori, kancer, shtimi në peshë etj. Ajo që ju duhet të bëni është të mos shkoni shpesh në Fast-Food-e.
17. Gruri
Gruri përmban karbohidrate të cilat rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Kjo shkakton prodhim të lartë të insulinës dhe shtim në peshë. Këto dy faktorë çojnë në rrezikimin e shëndetit tuaj nga diabeti. Gjithashtu, gruri shpejton procesin e plakjes dhe ju rrudhos lëkurën.
18. Drithërat e mëngjesit
Drithërat e mëngjesit janë të dëmshme, sepse përmbajnë sheqer, ngjyrues artificial, produkte të OMGJ-ve dhe shpesh janë të zhveshura nga lëndët ushqyese. Hani tërshërë në vend të drithërave.
19. Lëngjet e frutave, të paketuara
Lëngjet e paketuara të frutave nuk janë 100% lëng natyral frutash. Ai përmban sheqer, ngjyrues, dhe humbet lëndët ushqyese gjatë pasterizimit. Dritare.net ju sugjeron të shtrydhni vetë fruta, ose të gjeni një vend të besueshëm për të pirë.
20. Kripa
Kripa luan rol të madh në rregullimin e presionit të gjakut. Nëse hani shumë kripë do të keni presion të lartë gjaku dhe rritje të rrezikut nga sëmundjet e zemrës. Pra, kufizoni sasinë e kripës duke e përdorur në sasi të mjaftueshme./E.B-dritare.net