Këto janë 10 zgjedhjet për të cilat do të pendoheni pas 10 vjetëve!
Dritare.net
Më poshtë, dritare.net do ju tregojë 10 zgjedhjet që ju do pendoheni pas 10 vjetësh. Nëse nuk na besoni, pyetni ndonjë më të rritur se ju, ose vijoni dhe lexoni artikullin më poshtë për t’u bindur.
1. Tatuazhet
Mosha 16-25 vjeç, është periudha kur ne dëshirojmë të bëjmë tatuazhe. Femrat dhe meshkujt, pasi kalon një kohë e konsiderueshme, pendohen për veprimin e tyre. Prandaj para se të bëni një tatuazh, mendojeni mirë përpara.
2. Prija e duhanit
Kur ju jeni të rinj, pini cigare. Gjithmonë ju mendoni se duke pirë duhan bëheni më rebelë dhe të pabindur. Por me kohën do vini re që gjërat në shëndetin tuaj nuk do shkojnë dhe aq mirë. Ju do pendoheni, kur vitet të kalojnë, por do e keni të vështirë ta lini, pasi do krijoni varësi.
3. Lënia e karrierës
Kur ju jeni të rinj, nuk e jeni të sigurt se çfarë doni të punoni. Ndonjëherë duke parë sesa shumë lodhen prindërit tuaj në punë, ju vendosni të hiqni dorë nga karriera, dhe filloni të dyshoni se çfarë doni për të ardhmen. Kur kjo ndodh, ju largoheni nga universiteti. Ndoshta në fillim ndiheni mirë, por më vonë do kuptoni se lënia e karrierës ishte gjëja e fundit që ju duhet të bënit.
4. Të fiksohesh pas dashurisë
Njerëzit thonë se dashuria e parë nuk harrohet. Por kur flasim për dashuri të parë, duke iu referuar personit të parë që dashuroni, ju nuk duhet të fiksoheni. Të mbani mendjen te lidhja me një person që nuk i është përgjigjur dashurisë tuaj në të njëjtën mënyrë, është një makth. Mbase tani nuk e kuptoni, por më vonë do e shikoni se gjithë vëmendja që i keni kushtuar dashurisë nuk ia ka vlejtur.
5. Harrimi i miqve
Kur krijoni marrëdhënie të qëndrueshme me dike, tendenca është të kaloni shumë kohë me atë person dhe shumë pak me miqtë tuaj. E thënë në një farë mënyre, ju harroni miqtë e zemrës. Por nuk duhet të harroni një gjë, miqtë janë aty gjithmonë për ju. Koha do jua vërtetojë dhe këtë gjë, nëse keni harruar miqtë.
6. Foto nudo, apo topless
Sot fotot topless dhe nudo janë bërë një gjë e zakonshme. Madje dhe ti që po na lexon, mbase e ke një foto tënden të tillë në galeri. Kujdes nga këto foto, dhe kujdes kujt ia dërgoni! Një foto mund të jetë mjet hakmarrje për dike.
7. Ndarja e një projekti me dikë
Sa herë e keni planifikuar të hapni një biznes e dikë? Shumë herë, apo jo? Duke dashur të përmirësojmë ekonominë, ne shpeshherë mendojmë si alternativë, hapjen e një biznesi me një të njohur. Ky është një veprim i rrezikshëm, që mund t’ju çojë në një pendesë pa falje më vonë. Gjithmonë tregohuni të kujdesshëm me kë punoni.
8. Mosmirënjohje për kohën e dhënë
Është e vështirë të shihet tani, por përfundimisht është shumë e qartë që dhurata me e bukur që mund të të bëjë një njeri, është koha e tij.
9. Bëni punën që nuk doni
Nuk ka asgjë më të keqe, sesa të bësh diçka që nuk të pëlqen. Nëse po punoni në një punë që nuk ju bën të ndiheni të lumtur, çfarë po bëni akoma aty? Ju ndiheni shumë shpesh në situata të pakëndshme. Shmangni këto lloj qëndrimesh sa jeni në kohë.
10. Mosdëgjimi i këshillave të prindërve
Ne të gjithë e dimë, që kur jemi të rinj, nuk duam të dëgjojmë këshillat e prindërve. Mendoja=më se ata nuk kanë të drejtë, por koha gjithmonë vërteton të kundërtën. Gjithçka ata kanë thënë do ju rezultojë e vërtetë./E.B-dritare.net