Këto gabime që keni bërë me fytyrën, nuk duhet t'i bëni më
Dritare.net
Dritare.net ju sugjeron se kujdesi për lëkurën fillon me larjen e fytyrës. Por mos e neglizhoni këtë punë nëse keni dëgjuar se po ta lani shumë shpesh fytyrën e dëmton atë.
Dritare.net sot në këtë artikull ju sjell disa detaje shumë të rëndësishme për pastrimin e përditshëm të fytyrës.
Rregullat kryesore
Për të pastruar plotësisht fytyrën, filloni nga pastrimi i duarve.
Për të shmangur papastërtitë dhe yndyrën nga duart lani ato me sapun.
Shumica e vajzave bëjnë një gabim, në vend që ta lajnë fytyrën me ujë të bollshëm pasi ta kenë pastruar me produkte të veçanta, nuk e bëjnë asnjëherë.Pastrimi i fytyrës vetëm me xhel larës, apo produkte të tjera duke shmangur ujin e pastër, çojnë në bllokimin e poreve.
A është më mirë të lani fytyrën me duar ose me sfungjer?
Sfungjeri është vendi më i përshtatshëm për krijimin e baktereve, që ndikojnë shumë keq në lëkurën tuaj. Thoni jo larjes së fytyrës me sfungjer, sepse larja e fytyrës me duart tuaja është shumë herë më mirë sesa me sfungjer.
Cilin produkt larës, duhet të zgjidhni?
Mos e lani fytyrën me produkte që prodhojnë shumë shkumë. Produktet e tilla ndihmojnë në plakjen e lëkurës.
Përdorni një leckë të butë për lyerjen.Zgjidhni një pastrues të përshtatshëm për llojin tuaj të lëkurës.Për vajzat me lëkurë të thatë, është e rekomandueshme të përdorin produkte me bazë qumështi.
Uji dhe peshqir
Uji i vakët është opsioni i përsosur për larjen e fytyrës. Nëse uji është shumë i ftohtë, poret do të tkurren nga i ftohti dhe nëse uji është shumë i nxehtë do e bëjë lëkurën më të thatë. Mos ushtroni shumë forcë ku ta fshini fytyrën me peshqir, është më mirë që ta prekni shumë butë, thjeshtë të thithet uji derisa të thahet plotësisht.
Lëkura rreth syve
Lëkura rreth syve është shumë e hollë, dhe kujdesi jo i duhur e bën atë të plaket para kohe.Edhe kremi hidratues duhet të aplikohet me , prandaj duhet të përdorni produkte të veçanta për sytë.
Hidratim
Pas pastrimit të makijazhit, larjes dhe tharjes së fytyrës,është shumë e nevojshme të aplikoni produkte hidratuese në fytyrë.
Kujdesu si për lëkurën e një bebeje
Duhet të keni parasysh gjithmonë kur pastroni fytyrën, që ta trajtoni atë sikur është lëkura e një bebeje.
Kjo do të thotë se duhet të ketë presion minimal në lëkurë.
Ja se si duhet të realizohet pastrimi i butë. Duke filluar nga larja dhe tharja që e përmendëm më sipër, duhet pasur kujdes maksimal. Pastaj në aplikimin e kremrave, që të vendoset sa më butë dhe pa shkaktuar irritime, kremin e shpërndani te duart tuaja fillimisht pastaj përhapeni shumë lehtë në fytyrë./A.C/dritare.net