Këto 7 ushqime s’duhet t’i mbani kurrë në ngrirje!
Dritare.net
Frigoriferi është shumë i dobishëm për kuzhinën, pasi e mban ushqimin freskët. Kur ushqimi ngrin, ju mund ta ruani më gjatë dhe ta konsumoni kur të doni.
Dritare.net ka sjellë për ju 7 ushqime që nuk duhet t’i fusni kurrë në ngrirje.
- Vezën
Shumë produkte ushqimore, zvogëlohen kur ngrijnë. E kundërta është për vezët. Kushdo që është përpjekur të ngrijë një vezë, është përballur me një shpërthim, pasi ajo nuk i reziston ngrirjes.
- Djathin
Nëse ju do ta ngrini djathin, ai do ta humbiste cilësinë e tij. Bëhet i tkurrshëm dhe prishet lehtë. Pastaj nëse doni të skuqni djathë, do të zhgënjeheni me pamjen që do të merrni.
- Orizin
Nëse ju e mbani në frigorifer orizin, shija e tij do të prishet, edhe pse ju mund të mendoni se është gjëja më e mirë që mund të bëni. Sipas dritare.net, nëse ju e mbani orizin në frigorifer, pasi e gatuani, ai nuk do të ketë shijen që kishte në fillim. Gjëja më e mirë që mund të bëni, është ta hani orizin menjëherë sapo e përgatisni.
- Makaronat
Edhe makaronat, ashtu si orizi, kur futen në frigorifer, pasi janë gatuar, marrin një shije tjetër dhe jo të mirë. Kur makarona ngrin, dhe shkrin sërish, do ta humbasë gjithë përmbajtjen e niseshtesë. Por ju mund të ngrini salcën e makaronave, dhe pastaj ta gatuani sërish.
- Majoneza
Pasi ta ngrini majonezën, do të merrni një masë të ngrirë në formë gjizë, dhe jo të butë. Nëse është kështu, dritare.net ju këshillon mos ta konsumoni.
- Patatet
Patatet e papërpunuara, kur ngrijnë bëhen të pangrënshme, dhe u ikën shija e mirë.
- Ushqimi i konservuar
Fasulet në kanoçe, ose ushqimet e tjera të konservuara nuk duhet të futen kurrë në ngrirje. Kur ushqimi ngrin, me shumë mundësi do të shpërthejë dhe juve nuk do t’ju ngelet asgjë për të ngrënë./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net