Këto 7 kombinime ushqimesh shkatërrojnë shëndetin tuaj!
Dritare.net
Uji i ftohtë
Sipas studimeve thuhet se pirja e ujit, para gjatë apo pas ushqimit do ta ngurtësojë ushqimin në stomak. Fakti që ne vazhdojmë dhe pimë ujë gjatë ushqimit, para ose pas, ndodh sepse energjia që na japin ushqimet e konsumuara krijon një nxehtësi përbrenda. Uji i ftohtë nuk qëndron i ftohtë për shumë kohë në stomak, ai ngrohet shpejt duke u balancuar me temperaturën e trupit.
Domate dhe kastravec
Kush nuk do e preferonte një sallatë me kastravec dhe domate, sidomos nëse do i shtonit edhe pak qepë. Të gjithë e pëlqejnë këtë sallatë tradicionale, por asnjëherë njerëzit nuk e kanë kuptuar se këto dy perime kërkojnë kohë të ndryshme për t’u tretur. Dhe ngrënia e të dyjave së bashku krijojnë një fryrje të stomakut.
Kastravecët përmbajnë një enzimë që shkatërron vitaminën C në domate. Pra kjo sallatë që menduat se ishte e shëndetshme është shkatërruese për shëndetin tuaj.
Birrë dhe kikirikë
Birra me ushqime të kripura si kikirikët mund të shkaktojnë dehidrim, kështu që konsumimi i tyre së bashku do të zvogëlojë në mënyrë kritike ujin në trupin tuaj. Ju mund të keni shumë etje dhe pirja e ujit është e vetmja mënyrë për t’u hidratuar.
Mish dhe makarona
Proteinat dhe karbohidratet treten ndryshe dhe sistemi juaj nuk mund t’i përballojë ato. Karbohidratet e plotësojnë tretjen brenda nj kohe të caktuar, në të cilën nuk shkaktohet asnjë problem për stomakun tuaj, po ajo që nuk fillon tretjen është proteina. Në këtë moment stomaku juaj pëson disa dëmtime të stomakut.
Fruta para ose pas një vakti
Zakonisht frutat treten shumë lehtë dhe nuk krijojnë probleme të mëdha, por e rëndësishme është të dini se menjëherë pas një vakti nuk sugjerohen të hahen fruta pasi stomaku nuk përballon dot një sasi të madhe ushqimi për ta tretur. Pas disa minutash mund të konsumoni disa fruta që kanë shumë lëng.
Qumështi dhe frutat
Receta të ndryshme kanë rezultuar të rrezikshme pasi një kombinim i ananasit, limoni dhe portokallit janë të rrezikshme për t’u konsumuar me qumësht. Kur lëngu i këtyre frutave, që kanë përqindje acidi shtohen në qumësht të ngrohtë, ndikon shumë keq në stomakun tuaj.
Mish dhe patate të skuqura
Kemi dëgjuar shpesh herë që sallami i përpunuar nga sasi mishi që nuk dihet nga ku ka ardhur dhe sa i shëndetshëm është, nuk duhen konsumuar. Dhe sigurisht që është shumë e drejtë. Gjithashtu ju duhet të mbroheni nga çdo lloj mënyrë e të konsumuarit këto ushqime. Edhe nëse do skuqen apo piqen shumë në skarë, përbërësit e rrezikshëm mbeten sërish brenda.
Ndërkohë, patatet e skuqura në një temperaturë të lartë janë kancerogjene dhe çdo gjë kalon në trupin tuaj, duke e dëmtuar atë. Gjithashtu edhe sasia e lartë e kripës që përdorni ju dëmton jashtëzakonisht shumë.
Pas të gjitha këtyre kombinimeve të ushqimeve që e dëmtojnë shëndetin tuaj, besoni dhe veproni vetëm duke parë dhe kontrolluar trupin tuaj. Ju nisuni nga sinjalet që ju jep trupi, për të vepruar më pas, me reduktimin apo konsumin e ushqimeve./A.C/dritare.net