Këto 6 sinjale tregojnë se jeni me grip!

Kur ndiheni sëmurë përgjatë dimrit, ju e dini se mund të jeni prekur nga gripi. Gëlltitja e ushqimit bëhet e vështirë, ju dhemb koka, keni temperaturë, apo kollitja nuk ju ndalet.

Dritare.net ju sjell më poshtë disa nga simptomat e gripit, të cilat nuk duhen injoruar.

1. Sa të rëndë janë simptomat tuaja?

Woman with flu symptoms

Gripi dhe i ftohti ka ë pothuajse të njëjtat simptoma, temperaturë, ethe, kollë etj. Megjithatë simptomat e gripit vijnë më shpejt dhe janë më të rënda sesa i ftohti.

2. Keni dhimbje

Neck pain

Shpeshherë gripi shkakton dhimbje trupi. Nëse keni grip, muskujt dhe nyjet tuaja do lëndohen. Ju mund të ndjeni dhimbje për të lëvizur dhe këto simptoma duhet të marrin trajtim mjekësor, nuk duhen injoruar.

3. Keni ethe

Young girl with fever

Nëse e shikoni që termometri kalon temperaturën 38 gradë, ju do të keni ethe. Efekti i etheve është shumë i dëmshëm në shëndet, sidomos te fëmijët e vegjël. Mos u habisni nëse ethet zgjasin disa ditë, ethet ndonjëherë janë të nevojshme pasi luftojnë infeksionet.

LEXO DHE :  Të gjithë sytë nga Shqipëria, po Basha e Kryemadhi ku janë?

4. Të dridhura dhe djersitje

Drinking home tea remedy

Gripi shoqërohet me djersë dhe dridhje. Dhimbjet e trupit shkaktojnë dridhje, por ndonjëherë edhe ethet.

5. Ndiheni të dobët dhe të lodhur

Tired man at work

Kur ju prekeni nga gripi, menjëherë trupi bëhet i dobët dhe nuk ka fuqi. Kjo zgjat për disa ditë nëse jeni ftohur. Nëse jeni me grip zgjat disa javë. Fjetja shumicën e ditës është shenjë gripi.

6. Dhimbje barku

Man with stomach pain

Të gjithë viruset e gripit, kanë ndikim në stomakun tuaj. Ju do të keni të vjella, diarre, ose dhimbje stomaku./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.