Këto 5 shenja astrologjike puthin e përkëdhelin më shumë
Dritare.net
Demi. Vërtet kjo nuk është shenja më e ndjeshme e zodiakut, por në fakt janë ata që puthin dhe përkëdhelin më shumë nga të gjithë. Demat janë sentimentalë që përkujdesen mjaft për ata që kanë pranë, ju ofrojnë dashuri dhe rehati.
Gaforrja. Personat e kësaj shenje kanë vetë shumë nevojë për ngrohtësi, kështu që ashtu siç duan të marrin ashtu edhe japin dashuri.
Luani. Personat e kësaj shenje kanë vullnet të mirë dhe janë jashtëzakonisht bujarë. Ata kanë përherë gati t’iu ofrojnë puthje e përkëdhelje personave që duan pavarësisht se në pamje të parë duken të ftohtë e krenarë. Sipas Dritare.net, ndonjëherë i përdorin ato edhe për të marrë atë që duan.
Peshqit. Personat e kësaj shenja janë ata që kanë më shumë se kushdo nevojë për rehati. Një gjë e vogël i lëndon kështu që mundohen të krijojnë ambiente të ngrohta rreth vetes për t’u mbrojtur. Falë intuitës që kanë ata kapin çdo rast për të dhënë dhe për ta shprehur dashurinë me puthje, përqafime dhe përkëdhelje.
Dashi. Personat e kësaj shenje nuk ta japin përshtypjen e të qenit persona të dashur, por në fakt në momente të caktuara ata e shprehin dashurinë edhe me përkëdhelje dhe puthje. /A.S-Dritare.net