Këshilla si të përballoni të nxehtin e verës!
E Diel 28 Korrik 2019, 10:10
Dritare.net
- Mbani dritaret mbyllur gjatë ditës, dhe hapini në darkë kur temperaturat të kenë rënë
- Shmangni orët e vapës. Mos dili nga shtëpia nga ora 11: 00 deri në orën 15:00
- Vishni rroba të lehta, pambuku dhe të lirshme
- Mbani dhomën freskët, duke përdorur perdet antidiell, ose grila.
- Bëni dush të ftohtë ose spërkasni trupin me ujë të freskët
- Pini sa më shumë lëngje dhe shmangni alkoolin e tepërt. Uji është opsioni më i mirë
- Nëse do të dilni në vapë, vendosni krem dielli, mbani kapelë në kokë dhe një shall të lehtë.
- Shkoni shpesh të vizitoni miqtë dhe të afërmit që nuk janë të aftë të kujdesen për veten./E.B-dritare.net