Këshilla kujdesi për foshnjat e sapolindura, që nënat e reja duhet t'i dinë
Dritare.net
Mos e nënvlerësoni gjuhën e trupit
Qarja nuk është mënyra e vetme kur fëmija juaj përpiqet të komunikojë. Kushtojini vëmendje edhe gjuhës së trupit. Nëse fëmija i mban duart grusht, tregon se është i uritur. goditjet e përsëritura tregojnë se fëmija kërkon të luajë. Nëse tërheqin veshët e tyre, tregon se po i dalin dhëmbët.
Kur e ushqeni me gji, mbajeni me krahun më të afërt e kokën
Me fëmijët e sapolindur duhet treguar kujdes në ushqyerjen me gji. Gjithmonë mbajeni foshnjën me krahun më të afërt me kokën, që të keni mundësi ta kontrolloni më mirë.
Ushqeni foshnjën me gji, kur kërkon
Foshnjat duhet të ushqehen 8-12 herë në ditë. Është mirë që çdo 2-3 orë të ushqehet, pasi fëmija jep shumë shenja urie.
Guduliseni foshnjën nëse doni ta zgjoni nga gjumi
Nëse doni që të zgjoni fëmijën nga gjumi, nuk është ide e mira të tundni atë, pasi mund t’i shkaktojë gjakrrjedhje në tru. Mënyra më e mirë për të zgjuar një fëmijë është ta zgjosh butësisht ose duke e gudulisur.
Mos i jepni fëmijë biberon para se ta ushqeni
Fëmijët kanë refleks për të thithur, dhe i pëlqejnë biberonët. Por nëse po mendoni ta ushqeni fëmijën me gji, është mirë të që mos ja jepni biberonin. Të paktën derisa të bëhet 2-4 javë.
Larja e parë e foshnjës duhet të bëhet me sfungjer dushi të butë
Kur fëmija lind, ka nevojë për një trajtim të veçantë. Për shembull, larja e parë duhet të bëhet me një sfungjer të butë. Kjo sepse kordoni i fëmijës mund të bjerë. Nëse shikoni që kordoni ka pak gjakrrjedhje, mos u shqetësoni, është normale.
Muzike mund të zbusë edhe foshnjën më të egër
Kur foshnjat dëgjojnë muzikë, bëhen më të zgjuar dhe ka disa përfitime. Një nga më të rëndësishmit është se fëmija juaj qëndron i qetë.
Vetëdijesohuni për lëkurën sensitive të foshnjës
Tregoni kujdes para se të përdorni kremra. Bebet kanë lëkurë të thatë para lindjes, por është gjithashtu shumë e ndjeshme. Vendosja e locioneve mund t’i shkaktojë reaksione alergjike. Gjithmonë përdoreni kremin në një pjesë të trupit, për të parë efektin që ka, pastaj aplikojeni në të gjithë lëkurën nëse nuk e ka alergji.
Shëndeti oral dhe dentar është i rëndësishëm në çdo moshë
Edhe pse foshnjat nuk kanë dhëmbë, nuk do të thotë të mos i kushtosh rëndësi kësaj pjese. Me disa garza, ju duhet të pastroni gojën e fëmijës tuaj. Kjo do të shmangë dëmtimin e dhëmbëve, kur të dalin.
Vendosni foshnjat në shtrat, kur janë të përgjumur
Kur fëmija juaj është gati duke fjetur, çojeni në krevat dhe lëreni aty. Kjo do të bëjë që foshnja të flejë në mënyrë të pavarur./E.B-dritare.net