Pas më shumë se dy orësh, çifti nga Tirana, Ferdinand Saraci dhe Teuta Gjinollari pranuan të zbresin nga vinçi. Ata kishin kërkuar ministren Lindita Nikolla dhe kreun e Bashkisë Erion Veliajn dhe vetëm nën praninë e tyre do të zbrisnin nga vinçi. Por, ata zbritën, vetëm pasi aty shkuan këshilltarja e ministres së Arsimit, Nikolla dhe një përfaqësuese e Bashkisë së Tiranës. Çifti i ish-të përndjekurve hipi në vinç që prej orës 07:30 të mëngjesit, teksa ata kishin bërë apel para disa ditësh për ndihmë./L.P./Dritare.net