Aktori i njohur si Omer nga seriali “Dashuri me Qira” ,Baris Arduc ka disa kërkesa të cuditshme në karrierën e tij si aktor. Ai për të mos dalë keq në projektet e rradhës ka i ka vendosur kushte kompanisë me të cilën do të bashkëpunojë. Në sezonin e ri ai do të bëjë një serial dhe dy filma. Dritare.net informon se ai dëshiron që partneren e tij në rol do ta zgjedhë vetë. Baris Arduc me këtë veprim e merr punën e vet në siguri që të mos dështojë. Aktori i njohur dëshiron që të ketë suksesin që pati te seriali ku ai u bë i famshëm dhe këtë kërkon ta bëjë me anë të zgjedhjes vetë të aktores që do ta shoqërojë. ky aktor është shumë i pëlqyer dhe është një nga emrat më të kërkuar për tu rikthyer në ekran./M.S-Dritare.net