Kërkesa për shkarkim, Malaj: Ja si po cenohet integriteti i Bankës së Shqipërisë!
Dritare.net
Sipas tij, kjo kërkesë nga Partia Socialiste cenon rëndë besueshmërinë dhe pavarsinë e Bankës së Shqipërisë
“Për këtë debat nuk shprehet Banka e Shqipërisë si institucion, por vetëm Këshilli Mbikëqyrës.
Kam respektuar në maksimum kodin e etikës, nuk marr pjesë në asnjë strukturë të asnjë partie, këtë kërkon ligji Bankës, nuk jam i angazhuar në asnjë aktivitet politik, sapo mbaruan zgjedhjet vendore kjo konstatohet lehtë.
Po ngatërrohet me keqdashje dallimi midis angazhim apo aktiviteteve publike me angazhimit dhe aktivitete publike. Kam plotësuar me integritet dhe profesionalizëm mandatin e dhënë nga Kuvendi, vendit tim në rastin e parë me 100 % të votave dhe në rastin e dytë me vetëm dy vota kundra.
Reagimi në emër të Bankës së Shqipërisë sot pas kërkesës së deputetëve dhe jashtë hapave ligjorë dhe institucionalë që në këtë rast është vetëm Këshilli Mbikëqyrës, përbën cenim të kredibilitetiti dhe Pavarësisë së Bankës së Shqipërisë.
Kredibiliteti publik dhe pavarësia reale e Bankës së Shqipërisë duhet të jenë të shenjta dhe duhen ruajtur me përgjegjshmëri maksimale nga çdo pozicionim publik jashtë kornizave institucionale.
Kam qenë unë që pas mandatit të ri kam kërkuar që rezoluta e kuvendit për vitin 2018 që ka detyra për vitin 2019 të diskutohej në Këshill dhe me detyrat e dhëna nga kuvendi të njihej Këshilli dhe stafi drejtues i Bankës dhe për detyrat konkrete Këshilli të ndërtonte një plan veprimi përmbushës të detyrave të lëna nga Kuvendi.
Qëndrimet si gjatë mandatin plotësues dhe aktualisht janë të dokumentuara në proces verbalet e Këshillit Mbikëqyrës.
Ky sqarim është në respekt të institucionit të BSH. Arbeni”, shkruan ai në Facebook./E.B-dritare.net