Kërcënon Basha: Shpura e horrave në Dibër ta di se po luajnë me zjarrin
Dritare.net
“Janë rreth 300 arsimtarë të kërcënuar deri tani”, u shpreh Strazimiri.
Por Drin Gjeci në një prononcim për “News24” shprehet se ndërhyrja e politikës në arsim ka arritur deri në një telefonatë që kreu i PD, Lulzim Basha i ka bërë personit të tij.
Gjeci theksoi se nuk do të pranojë kurrë ndërhyrjet politike në punën e Drejtorisë Arsimore, të cilitdo kah politik të jenë.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të opozitës Lulzim Basha i cili në një postim në rrjetet sociale se shantazhi që sipas tij u bëhet mësuesve të Dibrës do të marrë përgjigjen e merituar.
“Kërcënimet e horrave të Ramës nuk do ta zhbëjnë dot vullnetin e dibranëve”, thotë Basha i cili i bën thirrje Prokurorisë “të nisë menjehere hetimin për krimin zgjedhor të kërcënimit për votën”.
REAGIMI I BASHES:
Ne vend qe te verifikonte e te mbante qendrim per krimin skandaloz te Drini Gjecit qe ju valevit mesuesve njoftimin e largimit nga puna, nese nuk votojne kandidatin e qeverise ne zgjedhjet e 11 shtatorit, Edi Rama mori sot ne mbrojtje horrin e tij qe menaxhon arsimin ne Diber.
Me kete akt, ai konfirmoi publikisht se qendron vete pas kesaj skeme te dhunimit te votes, te perdorimit te pushtetit per te grabitur vullnetin e lire, duke luajtur me buken e arsimtareve dhe femijeve te tyre.
Rama e legalizoi kete krim permes Luizes se tij te arsimit e cila prej 3 vitesh i ka kthyer drejtorite arsimore ne qendra korrupsioni ku paguhen mijera euro per nje vend pune dhe ne motele ku trafikohen mesueset e reja per kenaqesine e pushtave te rilindjes. Shantazhi qe u behet mesuesve te Dibres do te marre pergjigjen e merituar.
Kercenimet e horrave te Rames nuk do ta zhbejne dot vullnetin e dibraneve. I bej thirrje Prokurorise te nise menjehere hetimin per krimin zgjedhor te kercenimit per voten.
Ju bej thirrje arsimtareve dhe te gjithe te punesuarve te tjere ne Bashkine e Dibres te mos bien pre e presioneve dhe kercenimeve dhe i siguroj se cdo zuzar qe guxon ti shantazhoje do te perballet me ligjin.
Ndersa Edi Rama dhe shpura e horrave qe ka dislokuar ne Diber per te trembur dhe dhunuar dibranet duhet ta dijne se po luajne me zjarrin. Zemerata e sovranit te dhunuar, vjedhur dhe poshteruar do te perveloje cdo rryshfet, cdo kercenim, cdo bandit e mercenar bashke me shefin e tyre.