Keni probleme me depresionin? Ja disa receta natyrale që do t’ju ndihmojnë!
Dritare.net
Në lidhje me depresionin duhet të vizitoheni tek mjeku psikolog, por ekzistojnë edhe disa receta bimore që përgatiten në kushte shtëpie dhe që do t’ju ndihmojnë shumë
Ujë me xhenxhefil- Xhenxhefili ka 14 përbërës bioaktiv, që kanë një ndikim pozitiv në shumë procese metabolike. Sipas një studimi ai ka ndikim pozitiv edhe ne mbrojtjen e trurit, si dhe dëmtimeve që shkaktohen nga stresi. Xhenxhefili rrit nivelin e seratoninës.
Ujë me uthull molle- Uthulla e mollës ka një përdorim të gjerë në fushën e shëndetësisë. Ajo ka një ndikim direkt në uljen e nivelit të sasisë së sheqerit në gjak duke rritur energjinë. Kjo uthull përmban minerale esenciale për funksionimin normal të organizmit.
Shafran- Shafrani njihet për vetitë e tij bioaktive. Ai zvogëlon simptomat e ankthit, depresionit dhe njëkohësisht rrit nivelin e seratoninës dhe dopaminës. Konsiderohet si një anti-depresant natyral.
Gjitashshtu mjekët popullorë dhe studiuesit këshillojnë që të konsumoni ushqime të shëndetshme, aktivitete fizike dhe gjumë të rregullt./ e.k-Dritare.net