Këngëtarja shqiptare: Unë e shëndoshë? Ik q****

Bebe Rexha ka reaguar ashpër ndaj stilistëve, të cilëve u ka kërkuar t’i bëjnë veshjen për natën e ndarjeve të çmimeve Grammy.

Ajo është shprehur e revoltuar për shkak të refuzimit që ka marrë nga disa stilistë, me pretendimin se ka përmasa të mëdha.

Rexha ka shëprthyer në ofendime dhe të shara  ndaj këtyre stilistëve.

“U nominova për Grammy dhe më besoni kjo është diçka e mrekullueshme.

Zakonisht artistët flasin me dizajnerë të ndryshëm, shumë të njohur dhe ata qepin fustane enkas për të parakaluar në Tapetin e Kuq.

Ekipi im takoi disa dizajnerë dhe shumë prej tyre nuk duan të më veshin mua sepse jam e shëndoshë. Në kuptimin e plotë të fjalës jam shumë e shëndoshë.

LEXO DHE :  Prefekti i Shkodrës i dërgon Metës dorëheqjen e Valdrin Pjetrit

Nëse masa 6 e 8(38 apo 40) konsiderohet e shëndoshë, atëherë nuk di ç’tju them. Unë nuk dua t’i vesh fustanet tuaja!

Kjo është çmenduri! Ju po thoni që gjithë gratë në botë që janë në këtë masë nuk janë të bukura mjaftueshëm për të veshur fustanet tuaja.

Pra ju që thoni se unë jam e mbushur dhe se nuk mund t’i vesh fustanet tuaja, q***ni!

Nuk dua t’i vesh fustanet tuaja”, thotë ajo./ I.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.