Këngëtari i famshëm grek Jorgo Dalara së shpejti koncert në Tiranë
Dritare.net
Këngëtari i njohur grek, Jorgo Dalara do të përformojë në Tiranë pas ftesës së bërë nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj dhe Ambasada Greke në Tiranë.
“Kanë kaluar shumë vite që atëherë kur këndova në Gjirokastër, por kujtimet dhe emocionet janë akoma të gjalla”, është shprehur Dalara.
Dalara më 26 Qershor do të japë koncert në amfiteatrin e Parkut të Liqenit artificial të Tiranës, me një program që ka paraqitur dhe në sallat më të mëdha të koncerteve në Europë.
“Megjithatë kam shkuar në Tiranë, kam vizituar shkollën “Arsakio”, kam bashkëpunuar me muzikantë nga Shqipëria, të cilët janë të mrekullueshëm dhe në mënyrë të veçantë, me Daso Kurtin me të cilin bëmë një disk të plotë, “Fshatrat e shkretuar”, që u pëlqye shumë në Greqi dhe qarkulloi dhe në Europë. Më nderon shumë ftesa e kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe Ambasada Greke në Tiranë. Kam besim se koncerti ynë do të bëhet në kushtet më të mira dhe besoj se kënga do bashkojë zërat tanë në këtë koncert”, është shprehur Dalara./e.k-Dritare.net