Kënga pa kuptim në anglisht e Çelentanos dhe kuriozitete të tjera

Vrasësit në Irlandën mesjetare, i jepeshin familjes së viktimës si skllevër, nëse këta të fundit nuk paguanin dot një gjobë të majme për të blerë lirinë e tyre. Në këto kushte, familja mund ta vriste vetë vrasësin, pa asnjë pasojë ligjore.

Nëse presidenti amerikan është i pamartuar ose gruaja e tij vdes gjatë ushtrimit të mandatit të tij, një tjetër femër do të bëhet Zonja e Parë. Tre vajzat e presidentit, dy motra e presidentit, dy nipra dhe dy kunata, kanë qenë Zonja të Para, në historinë e SHBA-së.
Më 5 prill 2010, në hapësirë po udhëtonin në të njëjtën kohë 4 gra, një numër që shënon një rekord ende të pathyer.
Njeriu që peshonte plot 456 kilogram mbajti një dietë të rreptë për 1 vit dhe 17 ditë, duke mbijetuar vetëm falë yndyrnave të trupit, multivitaminave dhe suplementeve të kaliumit. Pas kësaj, ai peshonte vetëm 180 kilogramë.
Këngëtari italian Adriano Çelentano, publikoi ​​një këngë në vitet 1970 me një tekst të pakuptimtë, që tingëllonte si anglishtja amerikane, për të provuar se italianët do të donin çdo lloj kënge në gjuhën angleze. Ajo rezultoi të ishte një hit.
Në Australi ekziston një bimë në formën e një shkurreje të madhe, që quhet Gympie Gympie. Ajo prodhon helme kaq të dhimbshme, që i shtyjnë njerëzit dhe kafshët të kryejnë vetëvrasje. Dhimbja përshkruhet midis të mbuluarit e lëkurës me acid të nxehtë, dhe goditjes nga korrenti në të njëjtën kohë. Një burrë u raportua se kishte vrarë veten, pas përdorimit të pemës si letër higjenike.
Studimet thonë se kur injoroheni nga një person, vëmendja e të cilit do të thotë më shumë për ju, reagimi në trurin tuaj është i ngjashëm me atë të dhimbjes fizike.

Në vitin 1929 në Florida u ngrit një “Bat Tower”, për të kontrolluar mushkonjat. Ajo ishte e mbushur me lakuriqë nate, të cilët fluturonmin me shpejtësi prej andej, për të mos u kthyer kurrë.
Hëna e plotë ngrihet gjithmonë në perëndimin e Diellit. Hëna e re, ngrihet gjithmonë në lindjen e Diellit. Në 3-mujorin e parë ngrihet në mesditë. Ndërsa në tremujorin e fundit në mesnatë.
Boksieri i famshëm, Rei Robinson, u tërhoq në një rast nga një garë pasi kishte parë në një ëndërr, se do ta vriste kundërshtarin e tij në ring. Pasi një prift dhe një ministër e bindën të ndeshej, Robinson hyri në ring dhe e vrau kundërshtarin e tij, Xhimi Dojl.
Në fillim të viteve 1900, shumë fëmijë gjermanë do të humbin jetën nga diarreja akute, derisa një mjek e quajti Ernst Moro shpiku supën me karrota, që shpëtoi mijëra jetë. Në vitin 2009, eksperimentet treguan se supa me karrota e profesor Moro, mund të shërojë diarrenë e shkaktuar nga bakteret, të cilat janë rezistente ndaj antibiotikëve.
Netflix monitoron rregullisht se ç’po shkarkohet ilegalisht në BitTorrent dhe në faqet tjera pirate, në mënyrë që të mësojë se çfarë filmash duan shikuesit.
Pilotët gjermanë të Luftës së Dytë Botërore në Afrikën e Veriut, i vendosnin rregullisht shishet e Coca-Cola në pjesën e poshtme të krahëve të avionëve të tyre, në mënyrë që pija të ftohej në lartësitë e mëdha, dhe të ishte gati për t’u pirë pas uljes.
Para se nazistët të përdornin përshëndetjen që zakonisht quhet “Përshendetja e Hitlerit”, ushtarët amerikanët e përdornin atë për të premtuar besnikëri.
Gjatë trazirave në Londër në vitin 2011, grabitjet dhe vandalizmat që ndodhën në të gjithë qytetin nuk prekën një librari. Pronari kishte paralajmëruar më herët, se dyqani i tij do të qëndronte i hapur gjatë trazirave, duke thënë:”Nëse vjedhin disa libra, ata mund të mësojnë diçka!”.
Babilonasit e lashtë e ushtronin matematikën në bazën të numrit 60 dhe jo 10, duke na dhënë kështu 60 sekonda në një minute, dhe 360 ​​gradë në një rreth etj.
Disa milingona punëtore më të moshuara apo më pak efikase, do të prodhojnë pas shpine “qese” me kimikate toksike, të cilat shpërthejnë kur kërcënohet foleja e përbashkët. Pra kur sulmohet kolonia, ato përdoren si bombarduese vetëvrasëse. /I.M-Bota.al

LEXO DHE :  Negociatat/ Hahn: Nuk ka vendim për Shqipërinë këtë verë, kërkojmë më shumë kohë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.