Këmbanat e alarmit kanë kohë që bien!

Nga Denisa Daka

Ndërsa ligjet në mbrojtje tē viktimave të dhunës, janë bashkëkohore e cilësore vërtet, packa se nuk adresojnë zgjidhjen e të gjitha problemeve në këto raste; megjithë përpjekjet e dhjetra shoqatave të linjës të cilat nxisin e promovojnë cdo ditë në salla luksoze shpesh, forma e menyra efikase për të drejtat e viktimave të dhunës e më gjërë, situata rezulton tē jetë ende dramatike dhe tejet e rëndë, ndërsa insitucionet e linjës përkatëse në shumë raste jashtë loje.

Fjalimet, pantkartat a stolitë e zgjedhura me kujdes posacërisht për këto ditë, nuk po mund t’ua fashisin seicilës prej viktimave të dhunës (jo vec brenda familjes),  dhimbjen e pasigurinë, shpresën e vrarë gjithashtu.

Është e patolerueshme për një shoqëri demokratike, të shohë dita ditës sesi numri i viktimave të dhunës këtu, po tejkalon bilancin e një lufte.

Nevoja për t’u bashkuar e për të bërë më të mirën të gjithë bashkë për këtë qëllim, ēshtë një domosdoshmëri e kahershme apo një zile për zgjim për gjithë shoqërinë.

Ndasitë politike, partiake a sociale nuk duhet e nuk mund tē jenë shkak për të mos u bërë bashkë në këtë kohë të vështirë, për të luftuar këtë fenomen të rëndë e për të adresuar sic duhet problemet përkatēse.

LEXO DHE :  Pas Teatrit, Basha marrëveshje edhe me banorët e Astirit: Kur të jem kryeministër do ta rishikoj projektin

Cdo ditë që kalon është një hap prapa dhe gur i lënë pezull në atë ngrehinë të sigurtë e të fortë që të gjithë bashkë kemi detyrë t’u lëmë si garanci për vijëmēsinë, fëmijëve tanë.

Parandalimi, ndjekja dhe monitorimi nga afër i këtyre rasteve, janë celësi i suksesit të këtij procesi të gjatë e të vështirë, ndërsa e kundërta sjell kaos dhe një trase të sigurtë që krimi në krye të udhës të marrë cdo ditë një tjetër jetë.

Mungesa e monitorimit specifik të këtyre rasteve dhe mosndjekja e tyre në mënyrën e duhur nga autoritetet përgjegjëse, është një tjetër ogur i keq apo shans i humbur për vijimësinë  e këtij procesi në standartet e duhura e cila prek cdo ditë sigurinë dhe garancintë e jetës së qytetarëve këtu e përpos kësaj ul cdo dite besimin e këtyre të fundit tek insitucionet e linjës përkatese, të cilat për fatin tonë të keq nuk po duan të funksionojnë sic duhet.

Nuk është kurrë vonë për t’u bërë bashkē, për të tilla kauza posaçërisht.

Këmbanat e alarmit kanë kohe që bien si klithmë për ndihmë./dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.