Keku magjik, pa miell dhe yndyrë

Nga Edlira Ruzi

Herë pas here provoj receta të reja dhe më pëlqen të luaj duke ndryshuar diçka tek  përbëresit, apo sasia. Është bukur kur ua ofroj miqve dhe ata përpiqen të gjejnë se çfarë kam përdorur.

Sot dua të ndaj me ju recetën e një keku të veçantë, me të cilin do të kini sukses. Është i thjeshtë për t’u përgatitur, përveç fazës së parë, të cilën ua sugjeroj t’ia lini në dorë meshkujve të familjes.

Bëhet fjalë për pastrimin e fistikëve. Meqë duhet një sasi e konsiderueshme, jepjani partnerit ta bëjë këtë punë, për të mos dëmtuar thonjtë tuaj.

E veçanta e këtij keku është se ai nuk ka as miell, as gjalpë, as vaj. Mund të imagjinoni diçka shumë të thatë dhe aspak te shijshme, por ju siguroj se është krejt e kundërta.

Përbërësit që nevojiten:

4 vezë

200 gr fistikë

150 gr bajame

140 gr sheqer kaf (ose 2 filxhanë kafeje)

Pak vanilje ose xhinxher për aromë.(Aromatizuesit edhe mund të mos përdoren pasi frutat e thata lëshojnë aromën e tyre gjatë pjekjes)

LEXO DHE :  Ja çfarë thotë Sherefëdin Shehu, ish-kandidati i PD për Dibrën!

Përgatitja:

1. Me anë të një mikseri grijmë 150 gr bajamet, sa më imët, aq më mirë. (Nëse doni që keku të ketë një ngjyrë jeshile të fortë, do ishte mirë që bajameve tu hiqej cipa kafe, duke i lënë për disa minuta në ujë të nxehtë)

2. Grijmë 200 gr fistikë, sa më imët. (Për të pasur 200 gr duhet që në dyqan të blini 400 gr, sepse pasi t’i keni zhveshur, pesha përgjysmohet)

3. Rrihni veçmas të bardhat e vezëve, në tas porcelani ose qelqi. (Jo në plastike. Do ju merrte më shumë kohë)

4. Në një tas përziejmë fistikët dhe bajamet e grira me sheqerin. Shtojmë të verdhat e vezëve dhe ne fund të bardhat e rrahura fort. I përziejmë ngadalë, nga poshtë, lart. Sapo masa të jetë bërë homogjene e hedhim në tavën ku kemi vënë letër kuzhine.

5. Piqet për rreth 40 minuta në temperaturën 160°C.

 

Ju bëftë mirë!/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.