Kavajë, makina shtyp në trotuar nënën me fëmijët, 2 të vdekur e 4 të plagosur
E Martë 14 Maj 2019, 22:10
Dritare.net
Sipas informacioneve të para një mjet i cili po ecte me shpejtësi ka dalë nga rruga duke hipur në trotuar ku ka përplasur një grua me dy fëmijët e saj.
Ndërkohë raportohet se përplasja ka qenë fatale për nënën dhe një nga pasagjerët që ndodhej në mjetin tip “Benz” me traga AA615VO, i cili ishte marrë me qira.
Dy fëmijët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku gjendja e tyre raportohet të jetë e rëndë, ndërkohë të plagosur ka mbetur dhe drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri tjetër.
Shkak i aksidentit dyshohet lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej norma e mjetit ku udhëtonin tre të rinj../e.k-Dritare.net