Katër vrasje në një javë/ Ekzekutohet shqiptari në Korfuz

Një shqiptar, 63-vjeçar është ekzekutuar me armë gjahu në Korfuz, ditën e hënë. Nga mediet greke mësohet se, shqiptari u gjet i pajetë në një rrugë në zonën Spartera, me plagë të shkaktuara nga qitja me armë zjarri. Hetuesit kanë zbuluar se, shqiptari është ekzekutuar me armë zjarri nga një distancë e afërt. 63-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët që nga e diela në mëngjes. Familjaret bënë një kallëzim për zhdukjen e shqiptarit. Ndërkohë ende nuk dihet emri i shqiptarit të vrarë. Drejtoria e Policisë së Korfuzit po punon për zbardhjen e ngjarjes.

LEXO DHE :  "Gardisti i 21 janarit", kandidati i PS reagon pas akuzave: Basha më sulmon se nuk qëllova mbi qytetarët

Me këtë vrasje shtohet edhe numri i shqiptarëve të vrarë në një javë, në Greqi.

Më 22 nëntor, Altin Mullai mbeti i vrarë nga policia greke. Ai u qëllua për vdekje në një shkëmbim me armë zjarri me efektivë të policisë së Janinës. Ndërsa të dielën, një 35-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në burgun e Trikalasë. Sipas mediave greke, ka dyshime se, ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale, megjithatë fjala e fundit i takon ekspertizës mjekoligjorë./K.C/dritare.net

 

 

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.