Kate Middleton flet për sëmundjen, nga e cila vuajti gjatë shtatzënive
E Diel 16 Shkurt 2020, 09:09
Dritare.net
Kate Middleton vuante nga hiperemesis gravidarum, e cila shkakton të vjella, gjatë shtatzënisë.
Në intervistën e saj të parë në podcast, ajo tha që kjo sëmundje nuk të linte të shijoje periudhën e bukur të shtatzënisë.
Ajo tregon se provoi çdo metodë për ta kapërcyer këtë, deri sa kuptoi rëndësinë e mendjes mbi trup.
Kate thotë: "Kur isha shumë sëmurë, kuptova se meditimi, ushtrimet me frymëmarrjen dhe gjëra të tilla, kishin një fuqi të jashtëzakonshme. Këtu kuptova edhe se mund ta vija nën kontroll këtë sëmundje, dhe të përshtatesha në mendime, edhe gjatë punës."/K.C/dritare.net