Kastriot Islami: Në parlament e merrja fjalën njëherë në 6 muaj

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami, i ftuar në studion e RTV Ora tha se ka kohë që nuk ndjek më Parmalentin, që kur ishte dhe vetë brenda. A i shpreh se edhe fjalën e kërkonte njëherë në 6 muaj.

Nuk e ndjek qëkur isha edhe vet brenda dhe largohesha, për shkak se një numër shumë i madh njerëzish me rekorde kriminale, oligarkësh që nuk e meritonin të ishin në ato vende dhe manjatësh të mediat që kishin ardhur aty thjeshtë për të shtuar pasuritë e tyre. Kjo më detyronte të flisja shumë rrallë. Madje kërkoja ndjesë që flisja një herë në 6 muaj. Që atëherë nuk e ndjek më parlamentin”, tha Islami.

LEXO DHE :  Dëbimi i gylenistëve/ Procedohen 22 policë në Kosovë, shefat e tyre rriten në detyrë

Kush kishte më shumë manjatë të medias? PD apo PS?, e pyeti gazetraja Beti Njuma.

“Sigurisht që PS-ja. Është hera e parë që është strukturuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Unë kam qenë aty kur është organizuar. Është organizuar me dashje, me qëllim edhe shumë qartaz. Është turp i madh që Shqipëria është renditur në vendet që kanë bërë dekreiminalizimin. Shqiptarëve duhet t’ju vijë turp kur dalin nëpër rrugët e Europës që Shqipëria është nga vendet që është diskutuar për tu bërë dekriminalizmi. Asnjë vend tjetër në botë nuk e ka pësuar këtë.”, deklaroi ai./E.B-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.