Kandidat përballë Veliajt? Sheshi: Ja kur vendoset!

 

Deputeti Dashamir Shehi ka folur për zgjedhjet lokale të qershorit, dhe idenë se mund të jetë ai kandidat përballë Erion veliajt të PS.

Çfarë mendon ai, a do ta pranonte të ishte përfaqësuesi i së djathtës në këto zgjedhje?

Dash Shehi thotë se një vendim i tillë do të merret pas protestës së 16 shkurtit.

“Unë e kam gjykuar dhe vazhdoj ta them se ai që do shkojë për Bashkinë e Tiranës do shkojë si një zgjidhje politike jo se ky është një inxhiner i zoti dhe se i bën punët më mirë”, tha Shehi.

Adi Krasta: Le të supozojmë që kështu do vijë dinamika e brendshme pas protestave apo protestës dhe ti je në konkurrim politik për të marrë bashkinë e Tiranës..përballë Veliajt…është më mirë të bësh punë e të vjedhësh në raport më votën apo e kundërt?

LEXO DHE :  Prokurorja speciale e arrestuar, i jep lamtumirën nënës e rrethuar me policë

Dash Shehi: Puna e parë është të bësh punë e të mos vjedhësh. Unë gjykoj që kjo ndodh. Shqiptarët mendojnë që s’ka njerëz që s’vjedhin jo mo ka njerëz që nuk vjedhin. Ti jepet fund kësaj legjendës këta vjedhin por punojnë. Unë nuk e kam shmangur vendimin për të hyrë në garën e Bashkisë, do e vendosim pas protestave. Unë fillimisht do i ftoja kolegët hajde të bëjmë një sistem të ri zgjedhor./ I.M-Dritare.net

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.