Çdo herë që kafshojmë thonjtë tanë, ne rrezikojmë "të tërheqim në fyt" viruset dhe bakteret, të cilat në afat të gjatë dobësojnë imunitetin dhe pastaj çdo sulm i ri i mikroorganizmave patogjene bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, paralajmëron Adam Friedman, profesor i dermatologjisë në Universitetin e Uashingtonit DC.
"Kur vendosni thonjtë në gojën tuaj, nuk ka kufizim të baktereve dhe viruseve, dhe futja e tyre në trup mund të rezultojë me ftohje, por edhe virus serioz të stomakut. Nëse kafshoni një pjesë të tepërt, është e mundur që të ekspozoni lëkurën e ndjeshme nën thua ndaj miliona mikroorganizmave patogjenë, andaj shumë lehtë mund të infektoheni", shpjegon Friedman./E.D-Dritare.net