Ka edhe mjekë të mirë ky vend

Nga Luna Ruvina

Kush nga ne nuk ka shkuar te mjeku dhe nuk e ka paragjykuar, sidomos kur i duhet të presë e të presë pa fund, pa ditur se kur do ketë fatin ta takojë, apo edhe kur e ka takuar, ka dëgjuar nja dy-tre fjali si tip shpjegimi, që s’e kanë bërë të ndihet as më mirë e as më keq. E megjithatë, unë njoh disa mjekë, bashkëmoshatarë të mi, me të cilët kënaqem kur flas. I takova së fundmi rastësisht dy prej tyre e fillova t’i ngacmoja pak për punën.

Mungesa e shërbimeve mjekësore, si gjithë bota, ka qenë e mbetet për mua arsyeja e vetme për të cilën ia vlen të ikësh prej këtej nga sytë këmbët. Prandaj edhe më pëlqen të flas me ta. Kanë gjithmonë histori që më bindin për të kundërtën.

Më treguan disa edhe kësaj radhe, por dy prej tyre me emocionuan shumë. E para, e bukura, ishte ajo e një ushtaraku belg, të cilit i kishte plasur aorta diku në jug të Shqipërisë, ku kishte shkuar për pushime, dhe që pas shumë peripecish e pas mosmarrjes përsipër prej dy spitaleve private me reklama madhështore poshtë-e-lart, e kishte shpëtuar pikërisht njëri prej tyre, miku im që punon në spitalin e madh publik. Kishte marrë një letër falënderimi më pas nga Belgjika, e cila edhe mua m’i mbushi sytë me lot.

LEXO DHE :  Veliaj: Mona e Luli, problemi i ujit është zgjidhur

Historia e dytë është e mikut tjetër gjithashtu mjek, i cili operon pacienten pa e ditur se ajo ishte me SIDA.

Pas realizimit me sukses të një ndërhyrjeje, miku im mjek kishte hequr pikën e zezë një javë rresht, sepse pacientes nuk i zbriste temperatura. Pasi kishte eliminuar çdo dyshim për shkaqet që mund të lidheshin me operacionin, u kishte thënë familjarëve se e vetmja zgjidhje ishte që ta shtronin në pavionin e sëmundjeve infektive. Nga ai moment, pacientja me gjitha familjarët ishin zhdukur krejtësisht. Më vonë kishte marrë vesh se pacientja ishte me SIDA, një sekret që familja nuk kishte dashur ta zbulonte. Aty ku për të historia mbaronte, për mua sapo filluan pyetjet: “Po si nuk të thanë se ishte me SIDA?; Po sikur gjatë operacionit të infektoheshe edhe ti? Po personeli në përgjithësi?; Po pse nuk e kontrolloni ju vetë pacientin, por i besoni sinqeritetit të familjarëve, që për shkak të paragjykimeve të forta këtu, marrin përsipër një risk të tillë.”

Mjeku ngrinte supet i qetë, i vetëdijshëm se edhe mund të ishte infektuar, apo të infektohet dhe se s’ka asgjë që mund të bëjë, kurse mua vazhdojnë të më godasin këto pyetje si çekiç në kokë./dritare.net

*Historitë e këtij blogu janë të gjitha reale. I trilluar është vetëm emri i autores.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.